Ministria e Financave lëshoi një listë me 34 shoqata që bien ose mund të bien brenda fushës së sanksioneve të vendosura javën e kaluar nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) të Departamentit të Thesarit të SHBA ndaj personave fizikë dhe juridikë bullgarë sipas Ligjit Magnitski.
Kompanitë janë të lidhura me biznesmenët e sanksionuar nga Uashingtoni Vasill Bozhkov dhe Deljan Peevski. 18 prej tyre janë të regjistruara në Bullgari, por disa prej tyre janë të fshira tashmë. Kompanitë e tjera janë në vendet e BE-së dhe në zona ofshore. Emri i Deljan Peevski gjithashtu shfaqet në një kompani të regjistruar në SHBA. Lista nuk përfshin kompani të lidhura me shtetasin e tretë bullgar të sanksionuar nga Ligji Magnitski - Ilko Zheljazkov, njoftoi reporterja jonë Marta Mlladenova.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..