Olivér Várhelyi në samitin në Tiranë: Qershori është një muaj kritik për Ballkanin Perëndimor
Mund të themi se ky vit i është kushtuar Ballkanit Perëndimor për shkak të angazhimit nga ana e BE-së, por ka nevojë edhe për rezultate, tha Komisioneri i Zgjerimit i BE Olivér Várhelyi në një samit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. "Qershori është një muaj kritik për Ballkanin Perëndimor. Ne duam të organizojmë konferenca ndërqeveritare me Serbinë dhe Malin e Zi për të vazhduar negociatat e anëtarësimit. Duam gjithashtu të organizojmë dy konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vuri në dukje komisioneri evropian, cituar nga BGNES. Ai sqaroi se BE-ja është gati të nisë një plan investimesh për Ballkanin Perëndimor, por së pari rajoni duhet të fillojë të funksionojë si një treg i përbashkët rajonal. Takimi në Tiranë vjen dy javë përpara një takimi të pritur të vendeve anëtare të BE-së në të cilin do të diskutohet mundësia e fillimit të bisedimeve për aderimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut.
Parlamenti i Shqipërisë shkarkoi Presidentin Ilir Meta
Parlamenti i Shqipërisë shkarkoi Presidentin Ilir Meta për shkelje serioze të kushtetutës gjatë fushatës zgjedhore të prillit, njoftuan mediat shqiptare. 105 deputetë në Parlamentin me 140 vende votuan pro lirimit të Metës, 7 kundër dhe tre abstenuan. Gjatë fushatës Meta akuzoi qeverinë se ka marrë pjesë në përgatitje për falsifikimin e zgjedhjeve së bashku me banda kriminele që merren me blerje votash dhe u bëri thirrje njerëzve për ta mbrojtur votën e tyre. Shumica në Parlament akuzoi Metën për shkelje të unitetit të njerëzve duke i nxitur ata për dhunë. Fjalën e fundit për këtë çështje e ka Gjykata Kushtetuese, me 3 anëtarë të emëruar nga Meta dhe 3 nga Parlamenti i kontrolluar nga Partia Socialiste e Edi Ramës. Vendimi duhet të mbështetet prej 5 anëtarësh.
Maqedonia е Veriut me njohje ndaj Presidentit bullgar Zhelju Zhelev
Presidenti i parë bullgar i zgjedhur në mënyrë demokratike Zhelju Zhelev /1 gusht 1990 - 22 janar 1997/ do të dekorohet pas vdekjes me një pllakë mirënjohje për kontributin e tij për njohjen e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë në fillim të vitit 1992, njoftoi BNT. Këtë vjeshtë mbushen 30 vjet nga vetëshpallja e ish-republikës jugosllave si një shtet sovran dhe i pavarur pas një referendumi. Bullgaria ishte e para që e njohu pavarësinë dhe bindi bashkësinë ndërkombëtare për korrektësinë e këtij akti. Emri Zhelev është përfshirë në një listë të posaçme mirënjohjeje të përgatitur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me përvjetorin e ardhshëm.
Për herë të parë një grua kryeson Parlamentin е Qipros
Kandidatja e partisë drejtuese në Qipro të qendrës së djathtë “Tubimi Demokratik”, Anita Dimitriou, është kryetarja e re e Parlamentit qipriot. Dimitriu, 35 vjeçe, është gruaja e parë në historinë e vendit që u ngrit në këtë post, njoftoi BGNES. Kryetari i Parlamentit është pozicioni i dytë më i rëndësishëm në vend pas Presidentit. Dimitriou mbajti fitoren në raundin e dytë të votimit pasi mori 25 vota në Parlamentin me 56 vende. Sipas rregullave aktuale, mjaftonte të merreshin 22 vota në këtë votim. Dimitriou ka mbaruar shkenca politike dhe sociale në Universitetin e Qipros, ka gjithashtu një diplomë pasuniversitare në Studimet Ndërkombëtare dhe Evropiane nga Universiteti i Kent, Mbretëria e Bashkuar.
20 tonë ar u gjetën në provincën turke Ağrı
Depozita ari dhe argjendi janë zbuluar në provincën lindore turke Ağrı, tha Ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank, njoftoi Agjencia Anadollake.Rezerva e arit është 20 tonë, vlerësuar në 1.2 miliardë dollarë.Në rajonin e njëjtë janë zbuluar akoma 3.5 tonë argjend, me vlerë 2.8 milionë dollarë, Depozitat pritet të sigurojnë 2 000 vende pune.
5 000 njerëz vrapuan në Maratonën e Beogradit
Megjithë pandeminë rreth 5 000 njerëz morën pjesë në edicionin e 34-të të Maratonës së Beogradit më 6 qershor. Tek meshkujt, fituesi ishte rumuni Silviu Stojka, i cili vrapoi në distancën prej 42 195 km për 2:34:43 orë. Serbja Nevena Jovanovic fitoi garën e grave me rezultat 3:12:27 orë, njoftoi atletikabg.com.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: ЕPА/BGNES, Facebook /Annita Demetriou, Anadolu Agency, Facebook /Beogradski maraton
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..