Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Prush” me autor Nasimo është grafiti më i madh në Evropën Lindore

Foto: архив

Grafiti më i madh i pikturuar me detaje në Evropën Lindore dhe në Ballkan mund të shihet në qytetin Sliven, Bullgari Juglindore. Kompozita mban emrin “Prush” dhe është vepër i piktorit të njohur bullgar të grafitëve Stanisllav Trifonov (Nasimo).

Ai është një nga piktorët e parë rrugor të grafitit në Bullgari. Nisi të pikturonte grafitë në vendet publike që në mesin e viteve 90-të të shekullit XX, pra kur kultura e artit të pikturimit me grafitë filloi të përhapet në vendin tonë. Sot, pas dy dekadash vepra të tij mund të shihen në fasadat e godinave në të gjithë botën – që nga Kanadaja, Britania e madhe, Evropa Perëndimore, përmes Ballkanit, Turqisë, Rusisë, deri te India dhe Kina. Stanisllav Trifonovi mbaroi specialitetin “Arte të bukura” në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Me këtë shpjegohet tipari dallues i veprave të tij të cilat gërshetojnë teknikat më të mira të grafitit modern me artin klasik dhe pikturimin. Kështu lindi “Fine Graff Art” i tij. Nasimo është artisti i parë i grafiteve në Bullgari me një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve “Kvadrat 500” në Sofje, prezantuar në fillim të vitit 2020. Puna e tij e fundit në Sliven përbën 12 vizatime të ndara dhe të lidhura konceptualisht, të pikturuara gati dy muaj, të cilat tregojnë për rrugën e verës dhe të jetës së njeriut. Ato janë të vendosura mbi 11 enë industriale për ruajtjen e verës në kantinën e verës “Sinite skali” dhe mbulojnë një sipërfaqe prej mbi 1000 metra katrorë.

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ura e fjalëve dhe kujtesës – Dimi Komanduçi për projektin e saj “Karizma e bullgarit”

Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..

botuar më 25-11-26 8.00.MD

Nga dialekti palken në gjuhën letrare – në Timishoara nisi funksionimi i lektoratit të gjuhës bullgare

Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit  dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..

botuar më 25-11-26 6.55.PD

Inteligjenca artificiale mundëson qasje të personalizuar në shkollat bullgare

Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..

botuar më 25-11-25 8.00.MD