Shkëmbimi intensiv i informacionit midis Bullgarisë dhe Republikës Çeke për hetimin e shpërthimeve në një depo ushtarake në Varbetice, ku ishte i përfshirë emri i tregtarit bullgar të armëve Emilijan Gebrev, po vazhdon. Kjo u bë e qartë pas një takimi midis Ministrit të Jashtëm Svetllan Stoev dhe homologut të tij Çek Jakub Kulhánek, i cili është për vizitë në Bullgari. Pozicionet e Bullgarisë dhe Republikës Çeke në lidhje me shpërthimet në Varbetice përkojnë plotësisht, tha Stoev. Kulhánek theksoi se Praga këmbëngul për një rishikim të marrëdhënieve të BE me Rusinë:
"Republika Çeke është shumë aktive për këtë çështje, ajo është e përfshirë në takimet e BE dhe në ato të nivelit të ministrave të jashtëm evropianë. Ne duhet të kemi një diskutim të hapur se si do të formulojmë marrëdhëniet tona me Rusinë në të ardhmen," vuri në dukje Jakub Kulhánek.Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë për futjen e euros në Bullgari nga 1 janari 2026, pasi Banka Kombëtare Bullgare (BNB) dhe bankat tregtare janë gati për të gjitha proceset që lidhen me konvertimin e monedhës dhe shpërndarjen e kartëmonedhave euro...
Pranimi i euros më 1 janar 2026 është “një nga etapat më të rëndësishme në rrugën evropiane të Bullgarisë”, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në konferencën “Bullgaria në prag të eurozonës” që u mbajt në Sofje.Në forumin e zhvilluar në..
Komisioni për peticione në Parlamentin Evropian vendosi të ndjekë nga afër gjendjen e sigurisë rrugore në Bullgari. Kjo ndodhi pasi u shqyrtua kërkesa e Rozalina Gadjuçkova, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Para eurodeputetëve, ajo deklaroi se..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..