Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takimi i radhës i Komisionit Bullgari-Maqedonia e Veriut përfundoi pa rezultat

Prof. Angell Dimitrov
Foto: BGNES

"Unë isha i bindur se megjithë problemet serioze dhe dallimet thelbësore, ne jemi një Komision i Përbashkët, por që nga takimi i 14-të i sotëm unë po e pyes veten nëse është vërtet kështu." Këtë e deklaroi në një konferencë bashkëkryetari i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike  të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut Prof. Angell Dimitrov pas takimit.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut i ka refuzuar kategorikisht bisedimet mbi tema konkrete historike. Në vend të kësaj, ajo ka propozuar një kornizë të përgjithshme teorike për multiperspektivitetin, në të cilën fetishizohet e drejta e gjithsecilit për t’i interpretuar ashtu siç dëshiron ngjarjet historike.

"Ju e kuptoni se një metodë e tillë është një shfaqje e mosdëshirës për të ndryshuar çfarëdo që të jetë në interpretimin e së kaluarës në historiografinë e vendit tonë fqinj," tha Dimitrov. Takimi tjetër i 15 është planifikuar për në mes të tetorit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD

Fillon një analizë në shkallë të gjerë e formimit të çmimeve të ushqimeve

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..

botuar më 25-02-14 8.10.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..

botuar më 25-02-14 7.35.MD