Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

14 qershori është Dita Botërore e Dhuruesit Vullnetar të Gjakut

Mbi 80 për qind e dhuruesve të gjakut tek ne janë të afërm të atyre në nevojë

Foto: arkiv

Vështirë se ka ndonjë nevojë për të bindur dikë që dhurimi i gjakut do të japë gjënë më të vlefshme - një shans për jetë. Dita e sotme i kushtohet rritjes së ndërgjegjësimit në të gjithë botën për nevojën për gjak të sigurt dhe produkte të gjakut.

Kushdo që ka një dëshirë dhe е ka kuptuar se dhurimi i gjakut është fisnik dhe i përgjegjshëm mund të dhurojë gjak në çdo kohë të vitit, thotë drejtori i Qendrës Kombëtare të Hematologjisë së Transfuzionit Dr. Nikollaj Nikollov. Sipas tij kjo nuk duhet të bëhet si një fushatë, por gjatë gjithë vitit në mënyrë që të ketë një rrjedhje ritmike të gjakut. Vetëm kështu në mënyrë adekuate dhe të qetë do të dorëzohen në institucionet mjekësore gjaku dhe produktet e gjakut. Sidoqoftë pandemia e Covid-19 ndikoi edhe mbi këtë sferë të jetës së bullgaritë

“Ka një rënie, edhe pse jo të madhe, të numrit të dhuruesve të gjakut dhe të produkteve të gjakut – tha Dr. Nikollov në një intervistë për Programin “Hristo Botev” të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). – Në krahasim me vitin 2018 kur kishim një rritje të numrit të dhuruesve të gjakut me afro 3-4 për qind, gjatë viteve 2019 dhe 2020 shihej një ulje që lëvizej nga 3 deri në 6 për qind, në të gjitha qendrat e hematologjisë së transfuzionit në mbarë vendin.”

Duke marrë parasysh zhvillimin e epidemisë së koronavirusit dhe praninë e më shumë qytetarëve të vaksinuar në plan të parë del pyetja për rregullat e dhurimit të gjakut dhe të produkteve të gjakut.

Secili mund të dhurojë gjak 28 ditë pas një testi pozitiv PCR”, saktësoi Dr. Nikollov. Përsa i përket imunizimeve kur vaksina anti-kovid është dy doza njeriu nuk lejohet të dhurojë gjak midis dy dozave, gjithashtu dhe 28 ditë pas gjilpërës së dytë. Këto kushte janë të vlefshme jo vetëm në dhurimin e gjakut, por edhe në dhurimin e plazmës rikuperuese, saktësoi specialisti. 

“Deri më tani, ne morëm, përpunuam dhe siguruam për dërgim në spitale mbi 3500 doza terapeutike prej 200 ml. Deri në fund të vitit të kaluar, Qendra Kombëtare dërgonte plazmë rikuperuese në institucionet mjekësore në të gjithë vendin, pas së cilës u përfshin edhe qendrat rajonale”, kujtoi Dr. Nikollov.

Motoja e Ditës së sotme Botërore të Dhuruesit të Gjakut është “Dhuroni gjak, le të pulsojë Jeta në botë”. Qëllimi është të inkurajojë cilindo që ka mundësi dhe shëndeti i të cilit e lejon atë të bëhet një dhurues i rregullt i gjakut. Sipas Dr. Nikollaj Nikollov në vend përqindja e dhuruesve vullnetarë të gjakut po rritet çdo vit megjithëse pak.

“Përqindja e gjakut të dhuruar nga të afërmit e ngushtë akoma është e lartë – më se 80 për qind. Pak spekulohet se nuk do të sigurohet gjak për pacientë të shtrirë në spital – raste ti tilla nuk ka. Ka momente, kur ka vështirësi veçanërisht me grupe të rralla të gjakut dhe atëherë u kërkohet të afërmve të dhurojnë kur është e mundur pasi ka një probabilitet të lartë që dikush mes tyre të jetë me të njëjtin grup gjaku.”

Dhe meqenëse ka njerëz rreth çdo qendre të hematologjisë së transfuzionit që ofrojnë të dhurojnë gjak kundrejt pagimit, Dr. Nikollov sqaroi se dhurimi i paguar i gjakut është rezultat i veprimeve të të afërmve të ngushtë dhe në asnjë mënyrë nuk lidhet me punën e qendrave të dhurimit të gjakut në Bullgari.

Përpilues: Elena Karkallanova (sipas intervistës të Martina Krësteva, BNR “Hristo Botev”)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD