Zgjidhja e çështjes midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është në duart e politikanëve. Historianët nuk duhet të jenë ndërmjetës në politikë, sepse politika është përgjegjësi e qeverive, tha Kryeministri i përkohshëm bullgar Stefan Janev në një intervistë për Agjencinë Maqedonase të Lajmeve. Zbatimi i Marrëveshjes së Fqinjësisë është i ngadaltë dhe komisioni i përbashkët bullgaro-maqedonas për çështje historike dhe arsimore nuk ka bërë asnjë përparim në punën e tij. “A duhet të presim edhe pesë vjet që ky komision të arrijë diçka? Sipas mendimit tim, kjo nuk është realiste”, theksoi Janev dhe u bëri thirrje të dy qeverive për të biseduar në mënyrë pragmatike, njoftoi BGNES.
Për të nëntin vit radhazi, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve organizon fushatën “I numërojmë harabelat”. Ajo zhvillohet këtë të shtunë - 3 maj dhe kushdo mund të marrë pjesë duke regjistruar numrin dhe llojet e harabelave të vëzhguara në..
Në raportin e fundit mbi lirinë e fjalës nga “Reporterët pa Kufij”, Bullgaria renditet e 70-ta. Ajo mbetet në fund brenda BE-së, ku vetëm Qiproja dhe Greqia renditen pas saj. Liria e medias është e paqëndrueshme. Raporti i organizatës thotë se..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira, por probabiliteti i reshjeve është i ulët. Temperaturat..