Kompanitë e vogla dhe të mesme do të mund të marrin kredi nga bankat tregtare, të garantuara 80% nga Fondi i Fondeve, ndërsa banka do të marrë riskun për pjesën tjetër prej 20%.
Masa është pjesë e programit për rimëkëmbje të shpallur sot nga Ministri e Ekonomisë dhe nga ai i Financave Kirill Petkov dhe Asen Vasilev. Shuma e kredive do të jetë deri në 70 për qind të xhiros së kompanisë për 2019-ën ose 2020-ën, ose deri në 3 milion leva.
Marrëveshjet e para midis Fondit të Fondeve dhe bankave tregtare tashmë janë nënshkruar. Qëllimi i programit është të lehtësojë aksesin e biznesit në huat e rimëkëmbjes pas heqjes graduale të masave kundër përhapjes së Covid-19.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..