Radio Kombëtare Bullgare /BNR/ është përsëri media në të cilën qytetarët bullgarë kanë besimin më të madh, tregon raporti për vitin 2021 i Institutit për Studimin e Gazetarisë "Reuters" pranë Universitetit të Oksfordit.
Pjesa më e madhe, 72% e bullgarëve, u besojnë lajmeve të BNR, tregon sondazhi. Për nga besimi pas BNR-së në klasifikim renditen televizionet kombëtare: Televizioni Kombëtar Bullgar /BNT/ - 70%, bTV - 67% dhe Nova TV - 67%.
Sa i përket arritjes deri tek audienca, BNR është në vendin e 6 pas Nova, bTV dhe BNT, gazeta "24 çasa" dhe Bulgaria On Air TV. BNR arrin 11% të bullgarëve të paktën 3 herë në javë dhe deri në 18% në javë.
Sajti i BNR arrin 8% të audiencës të paktën 3 herë në javë dhe deri në 13% në javë. Për 86% të bullgarëve burimet kryesore të lajmeve janë në internet, duke përfshirë këtu mediat sociale.Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra Njamc, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në garë morën pjesë 108..
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me fondacionin “Brigitte Bardot”. Arinjtë janë motër e vëlla, shtatëvjeçarë, dhe vijnë nga strehimorja..
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës. Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë,..
Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni..