Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Sofje po fillon gara ndërkombëtare e gjimnastikës estetike grupore

Foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Estetitke Grupore

Nga 24 deri më 27 qershor, në "Arena Armeec" në Sofje, do të mbahet Kampionati Botëror i Gjimnastikës Estetike Grupore për gra dhe vajza me një turne ndërkombëtar shoqërues.

Në dy ditët e para 10 ekipe bullgare do të konkurrojnë me skuadra të huaja nga 8 vende në garën "Aademic Cup".

Më 26 dhe 27 qershor (të shtunën dhe të dielën) do të zhvillohet Kampionati botëror i këtij sporti të bukur. Bullgaria do të përfaqësohet në të dyja kategoritë e moshave nga skuadrat kombëtare për vajza dhe gra dhe nga skuadrat e vajzave dhe grave të Etër (Veliko Tërnovo).


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktoria Tomova

Viktoria Tomova do të luajë në çerekfinale në Bad Homburg

Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova arriti në çerekfinale të turneut me bar WTA 500 në Bad Homburg. Ajo korri fitoren e tretë radhazi në qytetin gjerman – një në kualifikimet dhe dy në skemën kryesore. Viktoria Tomova fitoi me 6:4, 6:2..

botuar më 24-06-26 9.19.PD
Tihomir Ivanov

Tihomir Ivanov fitoi një medalje të artë në kërcimin së larti në Gjermani

Tihomir Ivanov fitoi garën e kërcimit së larti për meshkuj në turneun Sinner Hochsprungmeeting në Sinner (Gjermani). Kampioni 29-vjeçar bullgar në këtë disiplinë e meritoi vendin e parë, pasi arriti të kapërcejë 2.21 metra në provën e dytë...

botuar më 24-06-24 3.51.MD
Viktoria Tomova

Viktorija Tomova u kualifikua në raundin e dytë të turneut me bar në Bad Homburg

Viktoria Tomova filloi me fitore pjesëmarrjen e saj në turneun e tenisit në bar në Bad Homburg të Gjermanisë, me një fond shpërblyes prej më shumë se 802 mijëeuro. Bullgarja, e cila kaloi kualifikimet, fitoi me 6:1, 6:3 ndaj përfaqësueses së..

botuar më 24-06-24 9.23.PD