Më 24 qershor, pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës /NDK/, Universiteti i Ri Bullgar /NBU/ po hap një librari dhe galeri "NBU në qendër". Hapësira e re do të promovojë veprimtaritë botuese të universitetit, si dhe punën e studentëve dhe pedagogëve të programeve artistike. Ideja erdhi nga kryetari i bordit universitar Veselin Metodiev, zv. Kryeministër dhe Ministër i Arsimit dhe Shkencës /1997-1999/.

"Universiteti ynë është unik për faktin se kemi programe mësimore, të lidhura si me shkencën, ashtu dhe me artin," tha ai. "Ne universitetin tonë mund të studioni shkenca kompjuterike, psikologji, filozofi, teatër, histori, etj." Pikërisht kjo veçori e universitetit provokoi idenë për krijimin e një qendre kulturore:
"Ky është një vend ku njerëzit nga universiteti dhe miqtë e shkollës mund të takohen, të shkëmbejnë mendime ose të paraqesin një libër," vazhdoi z. Metodiev. Bëhet fjalë për aktivitete modeste karakteristike për universitetin tonë. Ne kemi trashëgiminë e një prej përkthyesve më të mirë të letërsisë antike greke - prof. Bogdan Bogdanov, themeluesi i universitetit. Në të njëjtën kohë, kemi autorë që merren me filozofinë e shekullit XX. Jemi krenarë për klasat master të profesorëve të nderit të cilët janë njerëz të njohur në shoqërinë tonë moderne. Midis tyre janë aktorja Cvetana Maneva, pianisti dhe kompozitori i ndjerë i xhazit Millço Leviev, këngëtarja e operës me famë botërore Rajna Kabaivanska. Ata të gjithë ndërtojnë imazhin shumëplanësh të universitetit, i cili do të paraqitet përmes qendrës ".

Ky vend do të funksionojë jo vetëm si një librari dhe hapësire arti për forma teatrale dhe muzikore dhe për punimet e studentëve të arteve plastike, por këtu do të paraqiten mundësitë për studim në universitet.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Universiteti i Ri Bullgar /NBU/, BGNESMinistri i Kulturës Marian Baçev hapi një stendë bullgare në Panairin e 77-të Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt. Ministrat shprehën mirënjohje për organizatorët nga Shoqata Bullgare e Librit, Instituti Bullgar i Kulturës në Berlin dhe diplomatët..
“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën virgjërinë", premiera e të cilit u zhvillua më 6 tetor në galerinë “Bullgarë” në kryeqytet...
Më 15 tetor, në Bibliotekën Rajonale "Dora Gabe" në qytetin Dobriç do të hapet Ekspozita Filatelike “Dobriç Fileks 2025”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 17 tetor dhe i kushtohet 85-vjetorit të rikthimit të Dobruxhës së Jugut në..
Ekspozita “Mesazhi Bullgar nga Basarabia” e piktorëve Ivan Shishman dhe Zllata Shishman do të hapet më 29 tetor – Ditën e Bullgarëve të Basarabisë, në..