Votimi i detyrueshëm me makinë është noviteti më i madh i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Bullgari më 11 korrik. Përjashtime nga ky rregull janë të mundshme në seksionet me më pak se 300 zgjedhës, në rastet kur votohet me kuti të lëvizshme të votimit, nëpër spitale, nëpër shtëpitë sociale, nëpër vendet e paraburgimit dhe burgimit, si dhe nëpër anijet lundruese nën flamurin bullgar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) afirmoi se votimi me makinë do të mund të ushtrohet në 9401 seksione, nga përafërsisht 12 mijë në 31 komisionet zgjedhore të rretheve. Kjo është me 3 herë më shumë nga zgjedhjet e mëparshme, kurse për këtë qëllim do të blihen akoma 1637 makina, të cilat do të shtohen ndaj 9600 pajisjeve ekzistuese. Por, akoma nuk është i qartë numri i saktë i makinave, të cilat do të sigurohen për votimin e bashkatdhetarëve tanë jashtë shtetit. Koha e cila po pakësohet për të organizuar logjistikën ngre shqetësime në lidhje me problemet me shpërndarjen e tyre në disa vende.
Bashkatdhetarët tanë këmbëngulën për më shumë seksione zgjedhore, që të mund të shmanget grumbullimi i tepërt i njerëzve në ditën e zgjedhjeve, dhe i fituan. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në mesin e verës, bullgarët do të mund të votojnë në 68 vende, ku do të ketë 784 seksione, ose 70% më shumë nga votimi më 4 prill. “Çështja më e rëndësishme, e cila qëndron përpara nesh është që të mundin bullgarët të votojnë në një atmosferë të qetë. Por, na shqetëson fakti se zgjedhjet do të zhvillohen në një sezon pushimesh dhe ne shumë vështirë i mblodhëm ekipet tona, prandaj dhe votimi mund të jetë i ndryshëm”, vuri në dukje përpara Radios Kombëtare Bullgare Emilia Mihajllova nga Nuremberg- Gjermani.
Por, nëse votimi jashtë është më i shtrenjtë nga ky në vend?
Një krahasim me zgjedhjet parlamentare gjatë vitit 2014 tregon një shtim të çmimit dhe një ndryshim më të madh midis vlerës së votimit tek ne dhe jashtë kufirit. Llogaritjet e Këshillave Publikë të Përkohshëm të Bullgarëve në të gjithë botën dhe Rrjeti i Vullnetarëve Bullgarë për zgjedhjet jashtë vendit tregojnë se gjatë muajit prill të këtij viti për një votues në vend shpenzimet kanë qenë pothuajse 20 leva, kurse jashtë shtetit-15. Zyrtarët e dërguar për zgjedhjet jashtë vendit janë shpenzimi më i madh, tregojnë të dhënat.
“Në zgjedhjet e fundit, duke pasur parasysh pandeminë, ishin dërguar dy herë më pak nëpunës të Ministrisë së Punëve të Jashtme në komisionet zgjedhore në seksionet jashtë vendit - vetëm 160 veta, ndërsa gjatë vitit 2014 ata ishin 388. Shpenzimet që të dërgohet një nëpunës i tillë jashtë gjatë muajit prill ishin mesatarisht 4500 leva. Kjo është më shumë sesa të gjitha shpenzimet e tjera për krijimin e seksioneve - qira, materiale shpenzuese, materiale dezinfektimi, pagat e anëtarëve të sektorit.”
Emërimi i njerëzve vendas nuk ka sjellë ndonjë problem, është kategorik Dimitër Ivanov , por nuk ka qenë pa sfida:
“Kishte vende të shumta, ku për herë të parë bashkatdhetarët tanë organizuan zgjedhje. Sikurse menjëherë ata duhej të merrnin përsipër të gjithë përgjegjësinë, meqenëse nuk kishte asnjë përfaqësues të shtetit. Ata qenë shteti-që të gjithë pa përjashtim! Në këtë mënyrë ne japim mundësi që zgjedhjet të mund të realizohen, dhe përveç kësaj i bëjmë më të lira nga ana financiare”, nënvizon Dimitër Ivanov nga Zvicra.
Vullnetari i zgjedhjeve me një përvojë 15 vjeçare tregon dhe akoma dy arsye të tjera pse zgjedhjet jashtë vendit dalin më të lira:
“Jashtë nuk është e nevojshme një siguri gjatë gjithë njëzetekatër orëve të vendvotimeve dhe të materialeve në KQZ, si dhe mbrojtja e transportimit të materialeve zgjedhore. Diçka e cila në Bullgari bëhet me roje të armatosur për 12 mijë seksione - mund të përfytyroni se çfarë shpenzimesh janë këto. Njëkohësisht, jashtë shtetit në një seksion votojnë mjaft më shumë zgjedhës, me fjalë të tjera shpenzimet shpërndahen në kuadrin e më shumë njerëzve.”
Deri në zgjedhjet për Kuvendin e 46 Popullor mbeten më pak se 20 ditë. Sipas zëdhënëses së Komisioni qendror zgjedhës Rosica Mateva “Fushata zgjedhore po shkon me tolerancë”. Kurse ecurinë e ditës zgjedhore do ta ndjekin 36 vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Numri i miratuar nga KQZ është më i lart nga ky gjatë muajit prill.
Përpiloi: Elena Karkallanova /në bazë të intervistës së Elena Canevës, koordinatore e BNR në Çikago/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..