Kontingjenti i fundit bullgar i cili merrte pjesë në misionin e NATO-s "Mbështetje Vendimtare" u kthye nga Afganistani. Që nga marsi i vitit 2021, kontigjenti i 42-të ushtarak bullgar me 120 veta ruante bazën e Aeroportit Bagram në Kabul. Më 24 qershor të kthyerit u nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore.
Kështu, Bullgaria përfundoi pjesëmarrjen e saj ushtarake në misionin ndërkombëtar të NATO-s për përgatitje, këshillim dhe ndihmë në Afganistan. Më 14 prill aleatët në Aleancë vendosën të tërhiqen nga Afganistani pas një misioni 29-vjeçar.
"Ju e përfaqësuat denjësisht Ushtrinë Bullgare në Republikën Islamike të Afganistanit." Me këto fjalë, Komandanti i Komandës së Përbashkët të Forcave, gjenerallejtënant Ljubço Todorov, përshëndeti të kthyerit.
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, në lugina dhe fushat e larta deri në -2°C; në Sofje pritet një minimum prej 1°C. Në mëngjes, në disa lugina dhe përgjatë lumenjve do të ketë dukshmëri të reduktuar për shkak të..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me përmirësimin e hapësirave të gjelbra urbane dhe publike në qytet, njoftoi Përfaqësia e PE-së në..
Dyshimet për mashtrim në shkallë të gjerë me fondet e BE-së në një projekt për ndërtimin e një ferme midhjesh në Detin e Zi - në juglindje të Kepit Emine në komunën e Nesebërit kanë nxitur një hetim nga Zyra e Prokurorit Evropian. Projekti u..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..
Bullgaria, Greqia dhe Rumania janë gati me një memorandum për bashkëpunim në projekte të reja transporti, deklaroi komisioneri evropian grek për..
Zëvendësministri i jashtëm rus, Aleksandër Grushko, deklaroi se Moska nuk ka zhvilluar bisedime për fluturimin e mundshëm të avionit presidencial të..