Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deljan Vëllçev “përcjell” frymën e metrosë së Nju Jorkut në Varna

“In Transit”- projekte fotografike për tranzicionin në emocionet tona, tjetërsimin dhe artin që na tregon fytyrën e së tanishmes

10
Foto: Deljan Vëllçev

Cilët jemi duke udhëtuar  në ditët tona të përditshme? Si ndryshon gjendja jonë emocionuese? A ka një gjendje transit të mendjes? Këto janë pjesë e pyetjeve të cilat ia drejton vetes fotografi Deljan Vëllçev në fotoekspozitën e tij debutuese “In Transit”. Kurse përgjigjet sikurse janë të ngulitura në vet imazhet, të cilat janë treguar në Galerinë Artistike të Qytetit “Boris Georgiev” në Varnë.


Deljani është njeri i cili e njeh gjendjen e tranzisionit. Ai ka lindur përpara 36 vjetëve në qytetin Ruse,  rritet në qytetin Varna, kurse kur është vetëm 15 vjeç, niset bashkë me prindërit e tij për të jetuar në Nju Jork. Aty ai përfundon arsimin e mesëm, merr diplomën baçelor në fushën e arteve dhe mbaron specialitetin "Projektim Grafik”. Që nga viti 2013 e deri më sot është fotograf i lirë dhe disa vjet merret me mësimdhënie.

Deljan Vëllçev

Fotografitë  të cilat i prezanton në Varnë janë rezultat i një fotografimi për vite me radhë në Metronë e Nju Jorkut - vendin, në të cilin njëri afër tjetrit, në sedilet e afërta ose përballë mund të shikoni një ndërmjetës nga Wall Street dhe imigrant nga Meksika për shembull.

“Fillova të fotografoj në metro gjatë vitit 2014-pa një koncept, por vazhdimisht. Dhe një vit më vonë, në procesin e xhirimit dhe të meditimit, munda të formoj konceptin tim për ekspozitën e tanishme. Projekti fokusohet mbi idenë për kohën transite. Kjo është periudha, të cilën njujorkezët e kalojnë në metro, në një kalim nga njëra pjesë e kohës së tyre të përditshme drejt një pjese tjetër. Dhe në këtë tranzicion ata kalojnë nga një gjendje emocionale dhe psikike në një tjetër të tillë. Për shembull nga problemet në shtëpi, ata shkojnë në një biznes takim ose zhyten në rutinën e punës. “E pikërisht pritja dhe udhëtimi në metro është një gjendje ndërmjetëse psikologjike, e cila është në mesin e projektit tim. Duke udhëtuar në metro njerëzit qetësohen dhe e lëshojnë veten për pak dhe në këtë segment nga “pa kohësia” ata zbulojnë veten e tyre”- sqaron fotografi përpara Radio Bullgarisë. 


Fotografitë janë bërë që nga viti 2014 deri në fillimin e pandemisë. Metroja e Nju Jorkut është një qendër përmbledhëse e qytetit, sepse mbase rreth 90% nga qytetarët udhëtojnë me të. Prandaj mund të themi pa tepruar se ekspozita “In Transit” prezanton një portret të banuesve të qytetit. 


“Këto janë rreth 30 fotografi. Disa prej tyre janë portrete në një plan të afërt, kurse disa të tjera janë skena më përgjithësuese nga platformat ose vagonët. Që të gjithë kanë fytyra mbi to, njerëz, kështu që mund t’i përcaktojmë si portrete.”


Tjetërsimi ynë sot është një temë dytësore në projekt. “Kur ti fotografon fotografinë rrugore, është e pashmangshme të mos të  kapen disa nga temat kryesore në jetën shoqërore dhe publike, të cilat janë dalluese për kohën e vet. Po, tjetërsimi, largimi është diçka e natyrshme në qytetin e madh me siguri - të paktën sipas meje - telefonat, teknologjitë e reja e forcojnë këtë largësim “, thotë Deljan Vëllçev.


Fotografitë mund të shikohen në Galerinë e Qytetit të Varnës deri më 6 korrik. Deljan Vëllçev ka dëshirë që ekspozita “In Transit” shumë shpejt të tregohet dhe në shtëpinë e tij të dytë Nju Jork, por dhe në qytete të tjera të Bullgarisë. “Shpresoj që njerëzit të reagojnë në mënyrë emocionale, pasi të shikojnë fotografitë, të mund të ndiejnë ekspozitën” - thotë ai.

Foto: Deljan Vëllçev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nikollaj Gjaurov /1929 - 2004/

Një pllakë përkujtimore në Modena të Italisë përkujton basin e famshëm Nikollaj Gjaurov

Pesë vjet më parë /11 nëntor 2020/ në Modena të Italisë u përurua një pllakë përkujtimore kushtuar basit të famshëm botëror bullgar Nikollaj Gjaurov /1929 - 2004/. Ishte në këtë qytet italian që këngëtari ynë i shquar i operës jetoi dhe punoi nga..

botuar më 25-11-11 5.05.PD

Në “Kaligrafikisht” Nikolla Buzov identifikon pikturat me artin e shkrimit të bukur

Në ekspozitën e tij të re, Nikollaj Buzov ndjek parimet e artit kaligrafik, duke paraqitur një harmoni simbolesh dhe shenjash abstrakte. Kanavacat piktoreske nxjerrin në pah lehtësinë dhe lirinë me të cilën artisti krijon strukturat e tij gjeometrike...

botuar më 25-11-09 9.00.PD

“Krijuesi i vitit” shpërblen mjeshtrit dhe zejtarët më të mirë bullgarë

Më 8 nëntor, në orën 19:00, në Sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, për herë të tretë do të shpërblehen mjeshtrit dhe zejtarët më të mirë të Bullgarisë. Krijues dhe frymëzues i nismës “Krijuesi i vitit” është Nikollaj Trajkov, i cili ishte i ftuar..

botuar më 25-11-04 8.00.MD