Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Spanja gëzojnë një bashkëpunim të shkëlqyer dhe në kushtet e pandemisë

Shkëlqesia e Tij Alejando Polanco: Bullgaria propozon produkt turistik për të gjithë, të cilët e duan natyrën në llojin e saj më të ruajtur

Foto: BGNES

Ambasada e Spanjës në Bullgari rifilloi ngjarjet e saj publike pas një pauze të gjatë për shkak të pandemisë nga Covid-19.

Krahas me javën e kinemasë Ibero-Amerikane e cila është duke përfunduar tek ne, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore “Arkiva”, dega kulturore e Ambasadës botoi udhëzuesin “Nëpër gjurmët e një diplomati spanjoll në Sofje: Julio Palencia. Itinerari dhe pasqyra e marrëdhënieve diplomatike midis Spanjës dhe Bullgarisë”.

Faqet e tij përmbajnë një material të pasur të ilustruar dhe fakte interesante, të papërshkruara në librat e historisë, të cilat na çojnë mbrapa në kohë. Pika fillestare e këtij udhëtimi është personaliteti i Julio Palencia - një diplomat i shquar, i cili ka kontribuuar shumë për shpëtimin e qindra hebrenjve sefardikë në Bullgari në vitet 1940-1943. Qëllimi i këtij udhëzuesi është të ndihmojë bashkëpunimin midis të dyja vendeve në fushën e turizmit. “Libri nuk ka për qëllim të përqendrohet mbi personalitetin e Palencias, sepse veprimtarisë së tij i janë kushtuar shumë iniciativa, as që ka pretendimin të jetë një libër historik. Udhëzuesi është një drejtues i shkëlqyeshëm për ata që duan të kalojnë një fundjavë dhe të shëtisin nëpër Sofje, duke i dhënë një shije spanjolle vizitës së tij”.

Botimi dygjuhësor u bë shkas të bisedojmë me ambasadorin e Spanjës për marrëdhëniet midis të dyja vendeve gjatë kohës së pandemisë.

“Marrëdhëniet bullgaro-spanjolle në një plan politik dhe ekonomik janë të shkëlqyera, po kështu dhe në fushën e kulturës dhe më në veçanti sa i përket arsimit - vuri në dukje Shkëlqesia e Tij Alejando Polanco në një intervistë për Radio Bullgarinë. Pandemia pati ndikim jo mbi cilësinë, por mbi intensitetin e këtyre marrëdhënieve dhe imponoi njëfarë largësie. Pati gjithashtu një ngërç në turizmin dypalësh, i cili gjatë viteve të fundit shënon një rritje të përhershme. Gjatë 4-5 vjetëve të fundit kishim nga 60-70 000 turistë spanjollë në Bullgari dhe rreth 120 000 turistë bullgarë, të cilët vizitojnë Spanjën. Këto shifra ndaluan të rriten për shkak të problemeve të komunikimit. Në një plan ekonomik po kështu kishte ulje në tregti.”

Diplomati është kategorik se ka aspekte të shumta, të cilat i tërheqin turistët spanjollë në Bullgari dhe një prej tyre është afërsia emocionale midis dy popujve tanë.

“Tek bullgarët mbase ka një element sllav, i cili i bën pak më të ftohtë dhe të përmbajtur, por ju keni dhe një tipar mesdhetar, në sajë të të cilit lidhjet bëhen shumë më të lehta. Ky aspekt njerëzor është shumë i rëndësishëm për spanjollët”, nënvizon Alejando Polanco.

“Kur vijnë në Bullgari, bashkatdhetarët e mi interesohen prej qyteteve, prej gjetjeve arkeologjike dhe historisë. Në Sofje ka vende të shumta, të lidhura me Spanjën, dhe po kështu dhe me Plovdivin, i shquar për trashëgiminë e tij trake. Fakti se në një territor kaq të vogël ka një përqendrim të tillë të artefakteve historike është diçka shumë e rëndësishme. Ju keni gjithashtu një natyrë të shkëlqyer. Malet janë shumë të arritshme dhe peizazhet janë të paprekura. Unë i pëlqej shumë malet, më pëlqen shumë të ngjitem në malin Vitosha, në Rila, të vizitoj Rodopet. Bullgaria propozon një produkt turistik për të gjithë, të cilët e duan natyrën në formën e saj më të ruajtur.”

A mund të themi se Bullgaria dhe Spanja i ngjajnë njëra tjetrës në disa aspekte dhe cilat janë ato?

“Ashtu si Bullgaria, kështu dhe Spanja janë shtete, të cilat gjenden në skajin lindor dhe perëndimor të Evropës. Kjo supozon se kemi marrëdhënie shumë intensive me fqinjët tanë. Këto marrëdhënie nganjëherë janë miqësore, herë tjetër janë të vështira, por kjo na bën njerëz, të cilët dinë se çfarë po ndodh nga ana tjetër e kufijve të tyre - një fakt, i cili i bashkon popujt”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, Ambasada e Spanjës



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përkthyesja Svilena Georgieva: Mësimi i gjuhëve të huaja na mëson të duam dhe të vlerësojmë bullgarishten tonë

Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete..

botuar më 24-09-28 6.25.PD

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD