Të fluturosh në kreshtën e valës ose të lëshohesh me paragliding mbi det garanton një përjetim unikal dhe të papërsëritshëm. Dhe këto janë vetëm një pjesë nga propozimet për qytetin e Burgasit gjatë kësaj fundjave. Ndjenjën për atraksion do ta forcojë një nga të ashtuquajturat kitesurfers më ekscentrik në botë Nik Xhejkëbsën.
Ai vjen tek ne si një mik i posaçëm i Burgasit Kite Cup 2021, i cili do të zhvillohet në plazhin “Atanasovska Kosa”. Në të njëjtën kohë nëpër dallgët në gji do të sillen edhe jahtet nga regata “Çernomorec Burgas 2021”. Mund t’i vëreni dhe përmes një paraglideri, i cili ështëi arritshëm nga zona deri në Kazinonë e Detit, informojnë nga Bashkia e Burgasit.
Plazhet “Burgas Sever” dhe ky i lagjes Krajmorie do të propozojnë turnirë në volejbollin e plazhit, kurse deri më 27 qershor ishulli Shën Anastasia është mikpritës i “Bile festës” tradicionale. Në frymën e ditës së Enjos, ishulli i pret miqtë e vet me rituale për shëndet dhe begati, me muzikë të shumtë, vallëzime, punëtori artistike dhe....zierje bimore, të përziera prej mjeshtërve të përpiktë dhe duarshkathët.
Përpiluan: Diana Cankova, Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..