Festivali i parë për nga lloji i vet “Një ditë me xhaz” u jep skenë jo vetëm muzikantëve të afirmuar, por dhe xhazmenëve të cilët tani po hedhin hapat e tyre të parë. Në estradën verore në Kopshtin e Borisit në Sofje sot do të dalin instrumentistët nga “Brazz Asociacioni” swingersit nga Lindy Hop Bulgaria, këngëtarja e xhazit Vesella Morova, interpretuesja e vallëzimeve afrikane Maria Kosa, perkusionet nga “Jambadon”, si dhe talentet nga shkolla për këngëtarë D Stars. Në programin ditor do të marrin pjesë mbi 100 veta-adhurues dhe profesionalistë në kuadrin e katër koncerteve dhe tre punëtorive për muzikë dhe vallëzime.
Përpiluan: Diana Cankova, Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA