Para mbledhjes në Këshillin Evropian në Bruksel, Presidenti Rumen Radev komentoi se muajin e gjysmë të fundit Bullgaria ka qenë nën presion të jashtëzakonshëm nga partnerët evropianë që pikërisht në këshillin e sotëm të nisen negociatat për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftoi zyra e shtypit e Presidentit. Në momentin e fundit kjo pikë është hequr nga rendi i ditës.
"Në mbledhjen e fundit të Këshillit Evropian, në maj, Bullgaria ishte në izolim, e akuzuar për bllokimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë," tha Radev, duke shtuar se qeveria e përkohshme ka bërë përpjekje të mëdha për të kompensuar kohën e humbur gjatë viteve.
Sipas Kreut të Shtetit, Bullgaria ka një pozicion të qartë për gjetjen e një zgjidhjeje të problemit. "Erdhi koha të dalim nga diplomacia familjare para kamerave dhe të përqendrohemi në zgjidhjet pragmatike," tha ai, duke paralajmëruar se presioni ndaj Bullgarisë do të vazhdojë.
Rumen Radev ka theksuar gjithashtu se Bullgaria nuk mund të mbështesë fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE për Republikën e Maqedonisë së Veriut "përpara se të jemi të bindur se fqinji ynë nuk do të ndërtojë identitetin e vet mbi vjedhjen e historisë bullgare," thuhet në njoftim.Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..