Pas pjesëmarrjes së tij në mbledhjen e Këshillit Evropian në Bruksel, Presidenti Rumen Radev tha para gazetarëve, se çështjet e hapura midis BE-së dhe Rusisë duhet të zgjidhen në një dialog të drejtpërdrejtë. Këtë e njoftoi zyra presidenciale e shtypit. Kreu i shtetit theksoi se bëhet fjalë gjithashtu për nivelin e ambicies së BE për të qenë një faktor ose një vëzhgues në një shkallë globale. Sipas tij, realizmi është i nevojshëm në gjeopolitikë dhe jo rastësisht në Këshillin e fundit Evropian ai shprehu qëndrimin se shtatë vjet sanksione nuk kanë çuar në rezultatet e dëshiruara dhe për këtë arsye është e nevojshme të kërkohen mjete të reja për të zhvilluar marrëdhëniet me Rusinë. “Ne po humbasim vetëm nga opozita e ndërsjellë dhe kjo është arsyeja pse Presidentët Biden dhe Putin dhanë sinjalin e parë në këtë drejtim”, tha Rumen Radev.
Lidhur me Planin për Rindërtimin dhe Qëndrueshmërinë e Bullgarisë, Presidenti vuri në dukje se ai duhet të zhvillohet në mënyrë të tillë që të arrijë sa më shumë njerëz të jetë e mundur dhe të çojë në modernizimin e vërtetë të vendit. Kreu i shtetit theksoi se qeveria e përkohshme po punon shumë për Planin, për të qenë ai në përputhje me kërkesat evropiane dhe për të çuar në rritje ekonomike me përparësi të qarta. Një shembull në këtë drejtim është projekti për krijimin e një sistemi të urgjencës mjekësore ajrore me 6 helikopterë, i cili do të lejojë një përgjigje brenda orës së parë pas marrjes së një sinjali emergjence.
I pyetur në lidhje me diskutimin mbi ligjin kundër pedofilisë të miratuar nga Hungaria, presidenti theksoi se dënimi i Hungarisë nuk do të zgjidhë problemin. “E drejta e vetëvendosjes është një vlerë themelore dhe duhet të përkrahet, por askush nuk e ka të drejtën t’u imponojë të tjerëve kuptimet dhe botëkuptimin e vet”, tha kreu i shtetit, duke theksuar se pala hungareze është ajo e cila mund të shpjegojë motivet për të miratuar një ligj në mbrojtje të fëmijëve dhe familjes.
Me thirrjen "JO përçarjes së punëtorëve! PO të ardhurave më të larta!", Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) organizoi një protestë para hyrjes zyrtare të Kuvendit Popullor. Aksioni është në lidhje me miratimin e ardhshëm të..
Bullgaria mbetet mbështetëse e palëkundur e përpjekjeve të Ukrainës për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, e cila të garantojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Këtë e deklaroi ministri i jashtëm Georg Georgiev gjatë hapjes së..
Bullgarisë nuk do t’i duhet të shpëtojë shtete të eurozonës që hasin vështirësi. Këtë e deklaroi për BNR Liljana Pavllova, ish-nënkryetare e Bankës Evropiane të Investimeve. “Në marrëveshjet që nënshkruajmë dhe në rregullat që funksionojnë është..
Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë..
Të pastrehët në Sofje janë më pak të dukshëm se në qytetet e mëdha evropiane. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara të një studimi ndërkombëtar që..
Bullgaria përshëndet përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së dhe presidentit Donald Trump për ndalimin e zjarrit dhe vendosjen e një paqeje të drejtë dhe..