Pas pjesëmarrjes së tij në mbledhjen e Këshillit Evropian në Bruksel, Presidenti Rumen Radev tha para gazetarëve, se çështjet e hapura midis BE-së dhe Rusisë duhet të zgjidhen në një dialog të drejtpërdrejtë. Këtë e njoftoi zyra presidenciale e shtypit. Kreu i shtetit theksoi se bëhet fjalë gjithashtu për nivelin e ambicies së BE për të qenë një faktor ose një vëzhgues në një shkallë globale. Sipas tij, realizmi është i nevojshëm në gjeopolitikë dhe jo rastësisht në Këshillin e fundit Evropian ai shprehu qëndrimin se shtatë vjet sanksione nuk kanë çuar në rezultatet e dëshiruara dhe për këtë arsye është e nevojshme të kërkohen mjete të reja për të zhvilluar marrëdhëniet me Rusinë. “Ne po humbasim vetëm nga opozita e ndërsjellë dhe kjo është arsyeja pse Presidentët Biden dhe Putin dhanë sinjalin e parë në këtë drejtim”, tha Rumen Radev.
Lidhur me Planin për Rindërtimin dhe Qëndrueshmërinë e Bullgarisë, Presidenti vuri në dukje se ai duhet të zhvillohet në mënyrë të tillë që të arrijë sa më shumë njerëz të jetë e mundur dhe të çojë në modernizimin e vërtetë të vendit. Kreu i shtetit theksoi se qeveria e përkohshme po punon shumë për Planin, për të qenë ai në përputhje me kërkesat evropiane dhe për të çuar në rritje ekonomike me përparësi të qarta. Një shembull në këtë drejtim është projekti për krijimin e një sistemi të urgjencës mjekësore ajrore me 6 helikopterë, i cili do të lejojë një përgjigje brenda orës së parë pas marrjes së një sinjali emergjence.
I pyetur në lidhje me diskutimin mbi ligjin kundër pedofilisë të miratuar nga Hungaria, presidenti theksoi se dënimi i Hungarisë nuk do të zgjidhë problemin. “E drejta e vetëvendosjes është një vlerë themelore dhe duhet të përkrahet, por askush nuk e ka të drejtën t’u imponojë të tjerëve kuptimet dhe botëkuptimin e vet”, tha kreu i shtetit, duke theksuar se pala hungareze është ajo e cila mund të shpjegojë motivet për të miratuar një ligj në mbrojtje të fëmijëve dhe familjes.
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike në Sofje. Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e forumit për herë..
Radioja Kombëtare Bullgare organizon për herë të parë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë (Public Broadcasters International). Në konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të stacioneve publike të radios dhe..
Bullgaria mbështet fillimin e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo u deklarua në Luksemburg gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev. Komisionerja e BE-së për Zgjerim..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..