Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vënia në skenë e një spektakli unik ballkanik në qytetin Pleven

Teatri "Ivan Radoev", Pleven
Foto: arkiv

Më 28 dhe 29 qershor në qytetin Pleven është Premiera e një bashkëprodhimi teatror nga Ballkani. Shfaqja “Mrekullia e Shën Gjergjit” është vënë në skenën e Teatrit të Dramës “Ivan Radoev”.

Regjisori është nga Serbia, aktorët janë nga Bullgaria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Rumania. Autor i pjesës “Mrekullia e Shën Gjergjit” është Rusomir Bogdanovski nga Maqedonia e Veriut. Gjatë vjeshtës shfaqja do të hapëfestivalin prestigjioz ndërkombëtar në Nish, ndërsa në tetor do të prezantohet edhe në Rumani.

“Mrekullia e Shën Gjergjit” është një tragjikomedi fantastike, një shëmbëlltyrë për një mbret dhe një mbretëreshë që ndajnë njerëzit e tyre në mënyrë që ata të mund të sundonin më gjatë. Secili aktor flet në gjuhën e tij dhe përkthen me titra, tha drejtori i teatrit Vasill Vasillev para programit “Horizon” të BNR.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari është dita e reflektimit përpara zgjedhjeve për parlamentin evropian dhe atë kombëtar

8 qershori në Bullgari është një ditë reflektimi para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar dhe atë evropian. Këtë ditë zgjedhësi duhet të lihet vetëm me ndërgjegjen e tij për të marrë vendimin më të arsyeshëm për të, se për kë do të japë votën e tij...

botuar më 24-06-08 4.35.PD

Bullgaria do të reklamohet si destinacion për arsimin e lartë

Bullgaria është ndër vendet në Evropë me përqindje të lartë të studentëve të huaj. Për momentin pesha e studentëve të huaj në vendin tonë është rreth 8%, çka na rendit ndër vendet e para në rajon. Këto të dhëna i prezantoi ministri i Arsimit, Galin..

botuar më 24-06-07 2.18.MD

Tre ditë rikrijime historike në kodrat Carevec

Nga data 7 deri më 9 qershor, Festivali Ndërkombëtar i Rikrijimeve Historike në Veliko Tërnovo do të mbledhë grupe të rishfaqjes historike dhe rikrijues të pavarur nga Bullgaria, Greqia, Italia, Rumania, Sllovakia dhe Serbia në Kështjellën Historike..

botuar më 24-06-07 6.10.PD