“E falënderoj Zotin për këtë peshqesh të madh - 60 vjetorin tim në skenë    dhe 80 vjetorin tim jetik, të cilin e arrita - me shumë emocion tregon    këngëtarja Ollga Borisova. - Jam e lumtur se gjatë gjithë jetës jam   duke  kënduar këngët tona të papërsëritshme dhe tepër emocionuese   popullore,  fillimisht në Ansamblin për Këngë Popullore pranë Radios   Kombëtare Bullgare,  pas kësaj-në “Misterin e Zërave Bullgarë”. Unë u   bashkova me Ansamblin gjatë  vitit 1960 bashkë me këngëtare të tjera.   Shumë shpejt e kuptuam se kemi zëra,  por nuk kemi mjeshtëri. Aty në   Radion Kombëtare Bullgare, u bëmë këngëtare. Jo  rastësisht dhe deri   tani unë e quaj Radion Kombëtare shtëpinë time të dytë. Më  shumë se   gjysma e jetës sime të vetëdijshme ka kaluar në këtë godinë, të cilën  e   dua kaq shumë, i dua shumë dhe njerëzit të cilët punojnë në të.” 
“Unë kam lindur në 4 kilometra nga qyteti, në fshatin Zhilenci. Shtëpia   jonë  tanimë nuk ekziston, mbetën shumë pak njerëz të afërt, por është e   vërtetë ajo  që thonë - toka vendase ngroh dhe përmbush me energji. Le   të mos tingëllojë si  një mburrje por në Kjustendill unë jam shumë e   dashur si këngëtare, më njohin  që të gjithë. Në koncert do të marrin   pjesë këngëtarë dhe instrumentistë të  njohur, drejtues do të jetë   Daniell Spasov. Pres e di se do të jetë e  shkëlqyer”.   
Si një pjesë nga “Misteri i Zërave Bullgarë”, si dhe të grupeve të tjera të dhomës, Ollga Borisova ka kënduar në dhjetëra vende në katër kontinentet. Ajo është mirënjohëse për njerëzit e mrekullueshëm me të cilët pati mundësinë të ndajë dashurinë e saj për këngën. Me shumë emocion kthehet drejt momenteve të papërsëritshme nga koncertet e “Misterit të Zërave Bullgarë” në kohën në të cilën e gjithë bota filloi të flasë për folklorin bullgar:
“Do tu tregoj për një nga koncertet tona në Nju Jork, në sallën e madhe të  John F. Kennedy Center for the Performing Arts. Ajo qe e përmbushur, kishte dhe  njerëz në këmbë. Në fund të koncertit këta mbi 5000 veta qëndronin në këmbë dhe  trokisnin, brohorisnin, duartrokisnin. Atëherë unë për herë të parë u përlota  në skenë. E ndieja veten jashtëzakonisht krenare nga fakti se jam bullgare. Në  “Misterin e Zërave Bullgarë” dikur ishin këngëtare, stili i të cilave ishte një  etalon - Janka Rupkina, Nadezhda Hvojneva,  Kalinka Vëllçeva,  Pavlina Gorçeva... Nuk do të përmend që të  gjithë. Njerëzit nëpër botë mrekulloheshin me zërat tanë, me të kënduarit tonë  pa mikrofon. Ne i shpërthenim sallat me forcën e zërave tanë. Na  duartrokitën, nuk na lanë të largoheshim nga skena. Për suksesin  e këngës  popullore bullgare nëpër botë merita është dhe e kompozitorëve tanë të  shkëlqyer në fushën e përpunimit dhe të këngës prej autori në stilin folklorik -  Filip Kutev,   Kirill Stefanov, Kosta Kolev, më të rinjtë Krasimir Kjurkçijski,  Stefan Dragostinov e të tjerë. Dikur nuk ishe  e pranuar që këngëtaret të krijojnë këngë, por disa e bënin, unë po kështu. Një  këngë krejtësisht prej autori është “Mjeshtri Manoll” të cilën unë e incizova  në Radion Kombëtare Bullgare, ndërsa më vonë Nikollaj Kaufman e përpunoi për  “Misterin e Zërave Bullgarë” nën emrin “Nusja e murosur”. Si dhe kënga e  korrjeve “Mesdita është o vëlla” me të cilën unë fitova çmimin e parë  në  Konkursin e Radios në Bratislavë. Ka dhe të tjera.” 
“Sa shumë djem e vajza të talentuar ka në Bullgari, jam shumë e çuditur. Bashkë me disa këngëtare nga “Misteri i Zërave Bullgarë”, Daniell Spasov, Milen Ivanov, të bashkuar rreth Fondacionit “Zërat e Traditës”, vendosëm t’ia transmetojmë përvojën tonë të rinjve. Unë tani po e vlerësoj se çfarë lumturi e madhe ka qenë gjatë gjithë jetës sime të këndoj këngët popullore bullgare. Unë jam shumë mirënjohëse dhe përkulem në shenjë nderimi përpara gjeniut krijues të popullit tonë”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Dy këngëtarë - Bojana Karpatova dhe Boris Hristov - bashkohen për një këngë dueti të titulluar "Ndërsa je këtu". Bojana vetë shkroi muzikën dhe tekstin, aranzhimi është nga Artur Nadosjan. Ja çfarë thonë artistët për mesazhin e këngës: "Koha..
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..
Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me reKoncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR
