Kisha jonë ortodokse më 29 qershor çdo vit shënon ditën e Apostujve të Shenjtë Pjetri dhe Pali. Kjo ditë ndër bullgarët është më e njohur si Petrovden. Emri i lindjes së Pjetrit është Shimon, një peshkatar i zakonshëm nga Galilea. Pasi u bë një nga pasuesit dhe dishepujt e Jezusit, mori emrin Pjetër. Saveli ishte një predikues hebre dhe qytetar romak nga Tars në Kilikija dhe fillimisht ishte ndër përndjekësit e dishepujve të Krishtit. Gjatë një stuhie duke udhëtuar për në Damask Jezusi iu shfaq dhe ai u bë një nga përhapësit më të zellshëm të krishterimit në territorin e Azisë së Vogël dhe të Gadishullit Ballkanik. Të dy apostujt vdiqën si dëshmorë në të njëjtën datë – 29 qershor, në kohën e perandorit Neron (vitet 64-68 pas Krishtit).
Petrovden, Dita e Shën Pjetrit, është një festë shumë e respektuar në Bullgari. Këtë ditë korrjet janë në kulmin e tyre.

Në përfytyrimet popullore bullgare të dy apostujt janë vëllezër. Shën Pjetri ruan rreptësishtë portat e Parajsës dhe lejon në të vetëm shpirtrat e drejtë, ndërsa Shën Pali është i drejtë dhe i gojëmjaltë. Sipas një legjende Shën Pjetri ishte aq rigoroz që nuk e lejoi as nënën e tij të hyjë në Xhenet, sepse sipas tij ajo ishte një grua e ligë dhe e mallkuar. Para portave të parajsës Pjetri donte për t’i shërbyer bukë dhe Pali donte vetëm nder dhe respekt. Festat e tyre pasojnë njëra pas tjetrës. Më 30 qershor populli ynë feston Ditën e Shën Palit, Pavljovden, tradita ekziston në Dobruxha, në të gjithë Bullgarinë Lindore dhe në rajonin e malit Rodopa.
Për banorët e fshatit Teshevo të bashkisë Haxhidimovo, të shtrirë në rrëzat jugore të malit Pirin, dita e Shenjtorëve Apostuj Pjetri dhe Pali sivjet do të jetë më speciale. Në prag të festës u rinovua kisha e vogël në majën “Shën Pjetri”.

Ditën e Shën Pjetrit vendasit do të rrethojnë edhe sinorin e fshatin për të shërbyer lutje për pjellori dhe shi. Në majën “Shën Pjetri” do të shërbehet një liturgji dhe për besimtarët do të shpërndahet kurban për shëndet
Përveç njerëzve që mbajnë emrat Pjetër, Pali më 29 qershor festë kanë edhe zejtarët në Bullgari.
Redaktore: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook /@teshovo, arkiv
Në Kishën Ortodokse Maqedono-Bullgare "Shenjtor Kirill dhe Metodij" në Toronto, Kanada, sot më 29 gusht, kur Kisha Ortodokse përkujton Shën Gjon Pararendësin, në orën 10:30 me kohën lokale do të shërbehet Liturgjia Hyjnore e Shenjtë, njofton BTA...
Ekipi i profesorit Vagalinski zbuloi dorën e djathtë të një statuje të Herakliut gjatë gërmimeve në pjesën lindore të forumit Herakleja Sintika. Dora e zbuluar ka një formë karakteristike të gishtërinjve të përkulur, tipike për mbështetjen mbi shkopin..
Për kryeqytetin tonë, gjatë viteve janë shkruar libra të panumërt që rikrijojnë si historinë e tij të jashtëzakonshme nga lashtësia e deri në ditët tona, ashtu edhe përshtypjet e udhëtarëve të ndryshëm që e kanë vizituar qytetin. Një vend të veçantë..