115 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. Kjo përbën 0,57 për qind e 20 035 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Ekzistojnë 34 teste pozitive në kryeqytet, 11 në Bllagoevgrad dhe 10 në rrethin e Sofjes. Në rrethet e tjera të vendit numrat e të infektuarve janë të vogla. Asnjë rast i ri nuk u regjistrua në 7 rrethe.
Rastet aktive të regjistruara janë 9364. Në spital u shtruan 1517 pacientë. 186 trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. 13 njerëz me Covid-19 të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit. Të shëruarit janë 117 njerëz.
8102 janë vaksinat e bëra për 24 orët e fundit. Dozat e administruara janë tashmë 1 735 675. Deri tashti 790 901 nga të vaksinuarit janë të imunizuar plotësisht.
Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti, njoftoi Ministria e Brendshme. Fillimi i aktivitetit të përbashkët do të shënohet me një ceremoni zyrtare..
Taksistët u mblodhën në protestë në Aeroportin e Sofjes, duke bllokuar për pak kohë pasditen e sotme hyrjen dhe daljen e Terminalit 2. Ata janë të pakënaqur me rregullat e reja të qëndrimit në aeroport, të cilat hynë në fuqi më 9 janar. Sipas tyre, në..
Bullgaria nuk do të paraqesë një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence për momentin - një hap kyç për hyrjen në eurozonë. Këtë e bëri të ditur ministrja e financave Temenuzhka Petkova nga foltorja e Kuvendit. Ajo shpjegoi se në takimet e..
Na duhen dronë për mbikëqyrje ajrore, jo helikopterë dhe aeroplanë për të monitoruar ujërat bullgare, tha për BNT një nga komandantët e Grupit Kundër..
Marina bullgare njoftoi se anija “Vezhen”, e cila u lirua nga autoritetet suedeze dhe është e ngarkuar me squfur, do të ndalojë në Danimarkë për t’u..
Të martën temperaturat minimale do të jenë në mes minus 3 dhe 2°, në Sofje – rreth minus 2°. Gjatë ditës ajri i ftohtë do të përfshijë të gjithë vendin. Në..