Me ftesë të Sekretarit të Senatit Francez Loïc Hervé, Nënpresidentja bullgare Ilijana Jotova u takua me përfaqësuesit e Grupit të Miqësisë Francë-Bullgari në Senat. U diskutua një gamë e gjerë temash në marrëdhëniet Bullgari-Francë, si dhe çështje në axhendën evropiane. Bisedimet u përqendruan në nevojën për reformën e Shengenit dhe anëtarësimin e ardhshëm të Bullgarisë në zonën pa viza. Jotova theksoi se Bullgaria ka përmbushur të gjitha kriteret teknike për anëtarësimin. Ndër temat ishte pozita bullgare për Maqedoninë e Veriut. Pala franceze tha se po shpreson në një zgjidhje për Shkupin gjatë presidencës së vet të Këshillit të BE në gjysmën e parë të vitit 2022.
Pavarësisht kritikave të ashpra, parlamenti miratoi në lexim të parë kornizën financiare të vitit të ardhshëm. Projektbuxheti i vitit 2026 mori mbështetjen e deputetëve nga GERB-SDS, "BSP - E Majta e Bashkuar", "Ka një Popull i tillë" (ITN), DPS -..
Partia opozitare "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) bëri thirrje për një protestë dhe bllokim të ndërtesës së Kuvendit Popullor për të penguar miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Deputetët po diskutojnë buxhetin në lexim të parë. PP mori..
Mbi 3000 antika me vlerë mbi 100 milionë euro u sekuestruan gjatë një operacioni ndërkombëtar, koordinuar nga Sofja, njoftoi policia greke. Një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së antikave u godit me mbështetjen e Evropolit dhe Evrojustit. U..
Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë..
Të pastrehët në Sofje janë më pak të dukshëm se në qytetet e mëdha evropiane. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara të një studimi ndërkombëtar që..
Bullgaria përshëndet përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së dhe presidentit Donald Trump për ndalimin e zjarrit dhe vendosjen e një paqeje të drejtë dhe..