Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përfundon së ekzistuari Shtabi Kombëtar i Vaksinimit

Foto: Reuters

Qeveria e përkohshme vendosi të mbyllë Shtabin Kombëtar të Vaksinimit. Në vend të tij do të veprojë një Këshill Konsultativ i të Vaksinave nga ekspertë me ekspertizë më të gjerë dhe përfaqësim më të gjerë publik, i cili do të ndihmojë Ministrin e Shëndetësisë në organizimin dhe kryerjen e vaksinimeve. Këshilli i ri do të përgatisë informacionin publik në mënyrë që të rrisë besimin te vaksinat dhe të arrijë një mbulim të lartë në vend.

Qeveria gjithashtu caktoi 35 milion leva për pagimin e 1000 leva (rreth 500 euro) për mjekët në vijën e parë deri në fund të gjendjes së jashtëzakonshme epidemike më 31 korrik.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova: “Për shkak të ndryshimeve në Kushtetutë nuk mund të zgjidhet kryetar i Kuvendit Popullor”

Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...

botuar më 24-11-21 4.56.MD

Mësuesit janë gati për grevë, kërkojnë rritje të pagave

Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..

botuar më 24-11-21 3.18.MD

Bullgaria do t’i japë 100 mijë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të mbështetur popullsinë civile në Gazë

Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...

botuar më 24-11-21 10.57.PD