19 janë rastet e reja të Covid-19 në vend në 24 orët e fundit. Kjo përbën 0.49 për qind nga 3900 testet e kryera, tregon Portali i Unifikuar i Informacionit. Nuk ka raste të reja në 16 krahina. Në rajonet e tjera të porsainfektuarit janë nga 1 deri në 3 veta për ditë.
Rastet e regjistruara aktive janë 8588. Në spital trajtohen 1245 pacient, 152 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv. Nuk ka të vdekur me koronavirus të konfirmuar në 24 orët e fundit.
Vetëm 2157 u vaksinuan të dielën. Dozat e administruara me ta janë 1 791 061. Ata të cilët e përfunduan imunizimin janë 820 975. Nga 5 korriku, Bashkia e Sofjes pranon aplikime nga kompani me të paktën 50 punonjës të cilët dëshirojnë të vaksinohen dhe një ekip vaksinimi do të dërgohet në vend.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..