Afati indikativ për futjen e euros në Bullgari është janari 2024. Pesë muaj para kësaj date dhe një vit të tërë pas kësaj, çmimet në dyqane do të shpallen në euro dhe leva. Kjo do të na lejojë t'i krahasojmë ato në të dyja monedhat, bëri të ditur Ministri i Financave Asen Vasilev. Ai prezantoi Planin për futjen e monedhës unike evropiane, i cili është botuar për diskutim publik.
Vasilev siguroi se nuk ka rrezik për një rritje artificiale të çmimeve pas futjes së euros në Bullgari. Sipas tij, kursi i këmbimit të levës ndaj euros do të mbetet ashtu siç është regjistruar aktualisht në Bankën Popullore Bullgare - 1.95583 leva për një euro.
Për të hyrë në fuqi, plani duhet të miratohet nga Kuvendi Popullor.
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike në Sofje. Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e forumit për herë..
Radioja Kombëtare Bullgare organizon për herë të parë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë (Public Broadcasters International). Në konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të stacioneve publike të radios dhe..
Bullgaria mbështet fillimin e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo u deklarua në Luksemburg gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev. Komisionerja e BE-së për Zgjerim..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..