Anija "Mopang", e zhytur në ujërat e Detit të Zi pranë Sozopoll, u shpall një vend arkeologjik nënujor. Kështu, ai u mbrojt nga sulmet e thesarkërkuesve, në dallim të shumë objekteve të tjera të tilla në fund të Detit të Zi, tha Najden Prahov, drejtor i Qendrës për Arkeologjinë Nënujore në Sozopoll.
"Mopang" është një anije mallrash, pjesë e një serie prej më shumë se 100 anijesh të ndërtuara në New Jersey nën një program për të kompensuar humbjet gjatë Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1921, duke lundruar nga Stambolli drejt bregut verior të Detit të Zi, duke kaluar nga Sozopoli, anija u ndesh me një minierë, njoftoi BNR Burgas. Peshkatarët e Sozopolit menjëherë erdhën në ndihmë dhe aksidenti kaloi pa viktima, ndërsa anija u mbyt në një thellësi prej 30 metrash.
"Mopang", e cila është e gjatë 104 metra dhe arrin 14 metra në pjesën e saj të gjerë, u bë e njohur për publikun e gjerë me rrjedhjen e mazutit në vitin 2018.Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..