Pas zgjedhjeve të rregullta parlamentare të zhvilluara më 4 prill 2021 partitë në Legjislaturën e 45-të të Kuvendit Popullor nuk arritën të formojnë kabinet, ndërsa parlamenti mbajti vetëm 9 seanca. Sipas analistëve dhe sociologëve ato ishin më tepër si një tribunë e fushatës parazgjedhore dhe kështu ajo zgjati më shumë se një muaji i parashikuar para datës së votimit. Dëshira për ndryshim të qeverisjes së deritanishme dhe çrrënjosjen e praktikave të korrupsionit të krijuara gjatë 11 viteve të fundit bëri që gati 180 000 bullgarë jashtë shtetit të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit gjatë prillit. Ende tani do të shohim se sa prej tyre do ta bëjnë atë edhe më 11 korrik në ndonjë prej 784 seksioneve jashtë vendit. Ndërsa ata të cilët u kthyen në Bullgari për pushimet verore, mund të ushtrojnë të drejtën e vet të votimit në atdhe, ku në 9401 seksione do të votohet plotësisht me makina.
Qëndrimi publik është se zgjedhja që njerëzit do të bëjnë më 11 korrik do të jetë me dëshirën që qeverisja të kontribuojë për ndryshimin në vend dhe për kthimin e tij në një vend të preferuar për të jetuar dhe për të zhvilluar. Kjo është veçanërisht e vërtetë për të rinjtë që janë në një udhëkryq - të shkojnë jashtë vendit ose të qëndrojnë në atdheun e tyre.
Studentja e mjekësisë Mina Ivanova është kategorike, se do të votojë të dielën dhe pret nga kandidatët të bëjnë çmos për të realizuar premtimet dhe qëllimet e paraqitura në fushatën parazgjedhore.
Pjesa e madhe e të rinjve bullgarë janë patriotë, megjithëse ëndrrat e tyre shtrihen përtej kufijve të atdheut. Si Daniell Llukanov i cili një muaj më parë u diplomua në një shkollë gjuhe dhe pret të vazhdojë studimet në Vjenë, por shpreson që një ditë do të kthehet. Zgjedhjet më 4 prill ishin të parët në jetën e tij si qytetar i rritur dhe me siguri do të votojë në të ashtuquajturin “korrigjim”. “Më 11 korrik jo vetëm që do të votoj, por do të jem anëtar i një komisioni zgjedhor”, thekson Daniell dhe saktëson se për dy muajit midis zgjedhjeve nuk ndryshon pozitën dhe do të paraqesë të njëjtën fletë votimi:
“Do të votoj ashtu si hera e parë. Unë nuk ndiej ndonjë formë zhgënjimi dhe pritjet e mia deri më tani janë plotësisht të justifikuara – thotë i riu. – Besoj se me sukses po shkojmë drejt ndryshimit, orientimet e njerëzve po ridrejtohen. Në fakt, në Bullgari ne gjithmonë kemi pasur një problem me ndarjen - ne jemi fort të ndarë në pikëpamjet tona, në besimet tona. Ndonjëherë në përpjekjen tonë për të arritur diçka duhet të kapërcejmë vlerat tona, kufijtë tanë moralë. Sidoqoftë, besoj se kjo nuk duhet të ndodhë.”
Ndër të rinjtë nuk mungojnë edhe të tillë të cilët kritikojnë partitë që u bënë pjesë e Legjislaturës së 45-të të Kuvendit Popullor dhe paaftësinë e tyre për të punuar si një ekip, pavarësisht nga qëllimet në dukje të përbashkëta që bashkuan disa prej tyre:
“Një nga shkaqet, sipas meje, ishte mungesa e dëshirës te politikanët të afrojnë pozitat e tyre në emër të arritjes së vendimeve të përbashkëta – mendon studentja Vasilena Radkova. – Mendoj, që arroganca politike e disa prej partive çoi në këtë. Një arsye tjetër e mundshme mund të ishte aktiviteti jo aq i lartë zgjedhor.”
Të rinjtë i shohin zgjedhjet si një rast për të shfaqur përgjegjësinë personale dhe një përpjekje për të kapërcyer maksimën e qëndrueshme se ne jemi duke pritur që dikush tjetër të zgjidhë problemet tona, në vend që t'i bëjmë vetë. Prandaj bëjnë thirrje për pjesëmarrje aktive në ditën elektorale, sepse secila votë ka peshën dhe rëndësinë e vet për transformimin e vendit.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..