"Rikthimi i stabilitetit – ky ishte prioriteti im si drejtor i ri i një institucioni, i cili drejton 11 radio - programe dhe gjashtë formacione muzikore dhe ofron përmbajtje digjitale në 10 gjuhë."
Këtë e tha në një intervistë për Bashkimin Evropian të Radio-Televizioneve /EBU/ Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ Andon Balltakov, i cili mori detyrën në janar 2020 pas një krize menaxheriale në media.
Balltakov theksoi se midis gjuhëve në të cilat BNR vazhdon të paraqesë përmbajtje, përveç bullgarishtes, janë anglishtja, rusishtja, gjermanisht, turqishtja, frëngjishtja, shqipja, greqishtja, serbishtja, spanjishtja ...
"Ne po përpiqemi të azhurnojmë programet tona në turqisht, të destinuara për njerëzit që përbëjnë 10% të shoqërisë bullgare," tha drejtori i BNR-së. Ai vuri në dukje se edhe në kushtet e shkurtimit të financimit dhe të krizës së koronavirusit, radioja po vazhdon të zhvillohet dhe të kërkojë forma të reja. Një segment i tillë janë podkastet për të cilat po përgatiten edhe redaksitë e gjuhëve të huaja të Radio Bullgarisë.
Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është transformuar në një vend urban të frikshëm, por tërheqës, kushtuar Halloween-it, dhe këtë vit festa zgjat..
Qeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut me vetëdije bullgare, për periudhën 15 tetor 2025 – 31 dhjetor 2029,..
Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër vjet më vonë, të mbushur me edhe më shumë dhimbje, ata e përkujtojnë ditën e tyre të veçantë, të..