Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Termocentralet kërcënojnë burimet ujore të Bullgarisë

Foto: arkiv

Burimet ujore në pellgun e pjesës lindore të lumit Marica janë rrezikuar për shkak të sasive të mëdha të ujit, që përdoren për ftohje në energjetikë, paralajmëron  raporti i “Greenpeace” dhe i shkencëtarëve nga Universiteti “Lajden” në Holandë. Zona e pellgut ujëmbledhës të lumit Maritsa kërcënohet gjithashtu dhe nga thellimi i ndryshimeve klimatike. Sipas raportit, politika energjetike kombëtare ushtron presion mbi resurset ujore në Bullgarinë Jugore. Tendenca kërcënon sigurinë e gjenerimit të energjisë elektrike dhe rrit konkurrencën për ujin midis konsumatorëve vendas, bujqësisë dhe pjesës tjetër të ekonomisë. Në pjesën lindore të pellgut të lumit Marica është përqendruar 90 për qind nga prodhimi bullgar i energjisë elektrike me qymyr.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 7 tetorin 2025

Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore dhe jugqendrore të vendit, reshjet do të dobësohen, por megjithatë në disa vende do të ketë reshje të..

botuar më 25-10-06 7.35.MD

Shuma nga Plani i Rimëkëmbjes varet nga përmbushja e një kushti të lidhur me Komisionin për Luftën kundër Korrupsionit

Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet nëse nuk përmbushen kushtet e nevojshme, njoftoi një zëdhënës i institucionit gjatë një konference..

botuar më 25-10-06 6.46.MD
Krasimir Kojev

Rendimentet e rrushit këtë vit janë me cilësi të larta

Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë Ekzekutive për Hardhinë dhe Verën, Krasimir Kojev, në Plovdiv, ku po zhvillohet Konferenca e Nëntë..

botuar më 25-10-06 4.44.MD