Viti 2020 ishte një eksperiment ideal social, një stres test serioz për të gjithë sistemin tonë social, thonë analistët nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Atëherë për tre javë rreth 90 mijë bullgarë humbën punën e vet në vend, kurse qindra mbetën pa punë në Evropën Perëndimore dhe u kthyen në Bullgari. Në këtë situatë tek ne nuk u shtuan shpenzimet për një ndihmë sociale, nuk u shtuan dhe marrësit e ndihmave nga shteti, venë në dukje ekspertët.
“Analiza për vitin 2020 tregon se, ndihma sociale mujore, e cila duhet ti përkrahë njerëzit në nevojë, pa ndonjë burim tjetër të të ardhurave, kishte 1% rritje në muaj. Kurse ndihmat për shërim dhe diagnostikim nuk kanë lëvizur dhe kanë mbetur nën 4 milionë leva. Kjo do të thotë se, programet tona sociale, madje dhe gjatë një krize të tillë të papritur, në praktikë nuk reagojnë”- sqaroi Llëçezar Bogdanov nga Instituti për Ekonominë e Tregut, duke prezantuar një analizë të sfidave ekonomike përpara sistemit social, lidhura me pandeminë.
“Kriteret tek ne janë të bëra kështu që sipas tyre, madje në kohë krize asnjë nuk bëhet një nevojtar i madh i ndihmave. Shpenzimet e përgjithshme për një ndihmë sociale gjatë vitit të kaluar janë shtuar vetëm me 7%, që vjen si shkak të ndihmave të shtuara për ngrohje dhe në një farë shkalle një përkrahje më të madhe për personat me aftësi të kufizuara. Përmes prizmit të krizës, ne pamë që shumica e programeve ekzistuese nuk janë adekuate dhe ndiejmë se ka njerëz, të cilët menjëherë kanë mbetur pa të ardhura dhe janë të privuar nga një prani deri tek programet ekzistuese për ndihmë. Prandaj u nevojit që të bëhen nga e para skema të reja dhe sistemi social nuk ishte i gatshëm të plotësojë nevojat e bullgarëve të varfëruar në kohën e krizës.”
Efekti i ndihmave sociale është jashtëzakonisht i vogël tek ne, i pakrahasueshëm me këtë, që është në Bashkimin Evropian - thotë Petër Ganev, studiues i vjetër në Institutin e Ekonomisë së Tregut:
“10% e njerëzve në vendin tonë nuk janë thjesht të varfër, por janë në varfëri të thellë. Dhe një gjë më e keqe, ata nuk lëvizin ndërmjet grupeve më të ardhura, kështu që një ditë të dalin, kurse të tjerë të vijnë në vendin e tyre. Më poshtë në klasifikim gjithmonë janë këto 10%, të cilët nuk kanë të ardhura pune dhe janë të varur nga shërbimet sociale (masa e shpërndarë më gjerësisht, e cila, nuk përfshin të papunët e përhershëm). Ata mund të mbështeten nga një politikë të përqendruar, por në këtë moment ajo nuk është e tillë, por është e shpërndarë në miliardë masash, të cilat në parim nuk janë të ardhura, por nëse ka fëmijë në familje apo persona me aftësi të kufizuara të përhershme. Ne e përqendrojmë fokusin ndaj gjendjes të njerëzve më të varfër, drejt më nevojtarëve, më të prekurit nga pabarazia. Nëse ne nuk i zgjidhim këto probleme konkrete, i gjithë sistemi mund të shpërthejë dhe të shkatërrohet korniza makro, nga e cila rrjedh një ngritje të taksave, ndryshim të gjithë politikës mbi rishpërndarjen e fondeve. Do të pasojë një derdhje të parave në drejtim të gabuar sepse një problem i rëndësishëm nuk është zgjidhur - varfëria ".
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Bullgaria po ndryshon vazhdimisht, besojnë krijuesit e iniciativës "Bulgaria Wants You", të cilët prej pesë vitesh organizojnë takime motivuese dhe diskutime me bullgarë jashtë vendit, për t'u dhënë atyre një këndvështrim të ndryshëm për vendin dhe..
Nga data 1 deri më 25 korrik, për herë të katërt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, do të zhvillohet “Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare”. Organizator është Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pranë..
Institucionet shtetërore bullgare kanë marrë një angazhim të qartë për lehtësimin e qasjes në tregun e punës, dhe në territorin e Bullgarisë në përgjithësi, për personat me origjinë bullgare, të cilët ende nuk kanë shtetësi bullgare. Këtë e..
Në prag të verës astronomike dhe rritjes së temperaturave, gjëja më e rëndësishme është të kesh ujë. Megjithatë, muajt e verës së vitit 2024 ishin një..
Edhe këtë vit më 21 qershor bota do të ketë rast të bashkohet dhe të qetësohet. Mund ta gjejmë këtë te Dita Ndërkombëtare e Yogës – mësimdhënia e lashtë..