Në mes të gjelbërimit të Park Jugor 2 në Sofje sot do të prezantohet projekti “Millço Leviev përgjithmonë”. Projekti përfshin muzikantë nga Antoni Donçev Kuartet, David Lynch (SHBA) dhe Human Touch (Greqi), së bashku me Viki Almazidu dhe Teodosij Spasov. Ata do të paraqesin vepra emblematike nga Bartok, Shopen, Panço Vlladigerov, Ravell, Çajkovski dhe Rahmaninov në leximin e pianistit dhe kompozitor legjendar bullgar të xhazit Millço Leviev, i cili ndërroi jetë në vitin 2019. Këto vepra janë mbledhur në albumin "Sonata 57", i cili doli pas vdekjes së muzikantit në vitin 2021
Veprimtaria është pjesë e festivalit veror të muzikës A to jazz, i cili zhvillohet nga 9 deri më 11 korrik.
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..