Pasi doli nga seksioni zgjedhor Presidenti Rumen Radev u pyet nga një gazetar maqedonas në se parlamenti i ri do të ndryshojë politikën e Bullgarisë ndaj Shkupit. Politika e Bullgarisë nuk varet cila qeveri do të jetë në pushtet dhe cili parlament. Ajo varet nga zhvillimi i një dialogu të hapur dhe konstruktiv midis Sofjes dhe Shkupit dhe ai të mbahet në një nga dy kryeqytetet, jo në Bruksel, Paris, Berlin e kështu me radhë. Ne presim që miqtë tanë, vëllezër dhe udhëheqës të Republikës së Maqedonisë së Veriut vet të heqin bllokimin. Ky bllokim nuk është yni, iu përgjigj presidenti. “Ne presim që monumentet me mbishkrimet e tyre, muzetë, mediat publike të ndryshojnë gjithashtu, në mënyrë që të çrrënjosim njëherë e përgjithmonë gjuhën e urrejtjes. Të rinjtë tanë, kur kufiri bie të takohen – të mos urrejnë njëri-tjetrin”, tha Radev.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..