Rezultatet e Exit Pollit të agjencisë sociologjike “Gallup”, partner mediatik i BNR-së, tregojnë këto shpërndarje të votave në Bullgari deri në orën 20.00 më 11 korrik 2021:
GERB – SDS: 22.1%, ose 59 vende në Parlament;
“Ka një popull të tillë”: 21.5%, ose 58 vende;
“BSP për Bullgarinë”: 15.1%, ose 41 vende
“Bullgaria Demokratike”: 13.7%, ose 37 vende
DPS: 11.8, ose 32 vende
“Ngrihu! Kriminelët jashtë!”: 4.9%, ose 13 vende
Patriotët, kësaj here në formën e koalicionit “Patriotët Bullgarë”, përsëri nuk kapërcejnë pengesën prej 4%.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për Legjislaturën e 46-të Kuvendit Popullor është 37.6%.
Me "Unë nuk mbështes askënd" kanë votuar 1.6% prej zgjedhësve.
Gjithsej 23 parti dhe koalicione morën pjesë në zgjedhje. Për herë të parë në histori qytetarët bullgarë votuan tërësisht me makina në seksionet me më shumë se 300 votues, sipas ndryshimeve të fundit në Kodin Zgjedhor të bëra nga Legjislatura e 45-të e Kuvendit Popullor.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..