Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

DPS: Zhvilluam zgjedhje të mira

| rinovuar më 21-07-11 11.22.MD
Hasan Azis
Foto: BGNES

“Zhvilluam zgjedhje të mira. Pjesëmarrja e ulët zgjedhore është rezultat i periudhës në të cilën zhvillohen zgjedhjet, si dhe i votimit me makina. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ ruan përqindjen e vet relative”. Këtë e tha në konferencën për shtyp pas fundit të ditës zgjedhore lideri i DPS Mustafa Karadajë.

Rezultatet paraprake e vendosin DPS në vendin e pestë nga partitë që hyjnë në Parlament, pa marrë parasysh rezultatin e zgjedhjeve jashtë vendit. Rezultatet e zgjedhjeve nuk janë shkas për sulme personale, por për një përpjekje për të lexuar mesazhin e votuesve. Ai për herë të dytë këtë vit është për ndryshimin e modelit të qeverisë së vetme që kemi pasur deri më tani, komentoi rezultatet e para të zgjedhjeve para BNT Hasan Azis, Nënkryetari i DPS dhe Kryetari i Bashkisë së Kërxhalit. Ai vuri në dukje se Bullgaria ka nevojë për një dialog: "Votuesit presin që palët të ulen në tryezë, e jo të mohojnë njëra-tjetrën."


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georg Georgiev: Mbështetja e përbashkët për Ukrainën dhe presioni ndaj Rusisë duhet të vazhdojnë

“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..

botuar më 25-11-26 4.52.MD

Çmimet e gazit natyror do të bien me mbi 4% në dhjetor

Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..

botuar më 25-11-26 3.54.MD

Sipas shumicës në pushtet, deficiti real në Buxhetin 2026 do të jetë 2.7%

Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-26 1.41.MD