Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Që nga 12 korriku shenjat e reja ekologjike të makinave janë të detyrueshme

Foto: arkiv

Që nga sot fillon instalimi i eko-shenjave të reja për makinat me peshë deri në 3.5 tonë. Ato do të merren pas kalimit të kontrollit vjetor teknik. Shenja me një çip të integruar do të vendoset në pjesën e brendshme të xhamit të përparmë të makinës. Çipi elektronik do të përmbajë të gjitha informacionet në lidhje me veturën - markën, modelin, numrin e regjistrimit, shasinë dhe kilometrazhin. Eko-shenja do të shënojë eko-kategorinë e makinës. Grupi më i lartë i 5-të do të përfshijë makina elektrike, hibride që nuk ndotin mjedisin. Kategoria Euro-6 bie në grupin e katërt ekologjik.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev

Radioja Kombëtare Bullgare do të organizojë Konferencën Vjetore Ndërkombëtare të Mediave Publike

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të organizojë Konferencën Vjetore Ndërkombëtare të Mediave Publike. Forumi prestigjioz do të mbahet për herë të parë në Sofje nga 20 deri më 22 tetor me pjesëmarrjen e transmetuesve publikë nga 24 vende në pesë..

botuar më 25-10-17 5.14.MD

Parlamenti nuk filloi punë për të tretën ditë

Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të premte u anulua. Arsyeja është se deputetët e shumicës dhe një pjesë e opozitës nuk u regjistruan..

botuar më 25-10-17 11.17.PD

Ministri i Drejtësisë i paraqiti BE-së progresin në reformat gjyqësore

Paketa e fundit legjislative për të siguruar pagesën e tretë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u diskutua nga Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev me ekipin e Komisionit Evropian përgjegjës për reformat në kuadër të planit në Bullgari,..

botuar më 25-10-17 10.27.PD