Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E marrin në pyetje ish-Kryeministrin Bojko Borisov

GERB kërkon dorëheqjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

ish-Kryeministri Bojko Borisov
Foto: BGNES

Partia GERB kërkoi dorëheqjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve /KQZ/, për shkak të organizimit të votës jashtë vendit. "Nëse votimi jashtë është “pika kryesore e programit” të të ashtuquajturave “parti të protestave”, atëherë ne pamë problemet më të mëdha pikërisht atje," tha Georg Georgiev nga GERB. Si një shembull i kësaj ishte shënuar një seksion në North Heptam të Mbretërisë së Bashkuar, i cili nuk u hap për arsye teknike, pavarësisht nga numri i mjaftueshëm i aplikacioneve. Sipas Georgievit, për herë të parë anëtarët e komisioneve jashtë vendit nuk kanë pasur asnjë kontakt me KQZ-në.

Bojko Borisov njoftoi se Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov e ka thirrur atë për pyetje më 14 korrik duke e treguar fletëthirrjen, ku shkruhet se bëhet fjalë për marrje dëshmish.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti sllovak Peter Pellegrini me Presidenten e RSM Gordana Siljanovska

Ambasadori i Sllovakisë thirret në Ministrinë e Jashtme për deklaratat e Presidentit sllovak në Shkup

Ambasadori sllovak Vasil Grivna u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme për deklaratat zyrtare të bëra nga Presidenti sllovak Peter Pellegrini gjatë vizitës së tij në Shkup më 14 tetor. Deklaratat kishin të bënin me vlerësime të papranueshme të bëra..

botuar më 25-10-16 12.25.MD

Forcat Ajrore Bullgare festojnë sot

Me rastin e festës së aviacionit dhe Forcave Ajrore Bullgare, sot, më 16 tetor, në orën 09:00, do të vendosen lule dhe kurora në Monumentin e Aviatorit, në Rrugicën e Aviatorit pranë Asamblesë Kombëtare në kryeqytet, njofton Ministria e Mbrojtjes...

botuar më 25-10-16 4.50.PD

Parashikimi i motit për 16 tetorin

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në Sofje - 4°. Gjatë ditës, do të ketë vranësira të shpërndara mbi vendin, në shumicën e rajoneve - të konsiderueshme. Shi i lehtë do të bjerë në disa vende në pjesët juglindore dhe malore..

botuar më 25-10-15 7.25.MD