Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një gabim piloti është shkaku më i mundshëm i rrëzimit të MiG-29 në Detin e Zi

Foto: BGNES

Arsyeja më e mundshme e aksidentit me avionin MiG-29 afër Shabllës, në të cilin vdiq piloti Valentin Terziev gjatë një stërvitjeje, është: "Hasje e aeroplanit me sipërfaqen e ujit për shkak të humbjes së orientimit hapësinor nga ekuipazhi". Kjo është regjistruar në raportin për hetimin e përfunduar të incidentit, të kryer nga "Policia Ushtarake". Versionet e tjera më pak të mundshme marrin në konsideratë mundësinë e prishjes së avionit ose të përplasjes së tij me mbeturina. Regjistrimi nga kutia e zezë e avionit pritet që të lexohet në një laborator të specializuar të prodhuesit të MiG në Rusi brenda një muaji.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BERZH do të krijojë një qendër teknologjike në Bullgari me fokus në inteligjencën artificiale

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të hapë një qendër teknologjike në Bullgari, të fokusuar në teknologji të reja si Big Data, inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe shërbimet cloud. Kjo bëhet e mundur pasi parlamenti të..

botuar më 25-11-19 4.44.MD

Një numër shkeljesh në bregdetin e Detit të Zi u zbuluan nga një inspektim pas përmbytjeve me viktima

Organet inspektuese të Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kanë gjetur shkelje në 27% të seksioneve të inspektuara në bregdetin e Detit të Zi. Ministri Manoll Genov urdhëroi inspektimin pas përmbytjeve në bregdetin jugor të Detit të Zi në tetor, kur..

botuar më 25-11-19 4.23.MD

Rritet roli i TikTok-ut në manipulimin e opinionit publik në vend

Roli i rrjetit social TikTok në Bullgari po rritet, përfshirë edhe për përhapjen e manipulimeve. Këtë e thekson një raport i prezantuar në Parlamentin Evropian, njofton BTA. Sondazhi u krye nga OJQ-ja “Iniciativa Ballkanike për Media të Lira”...

botuar më 25-11-19 11.56.PD