Në numrin e 59-të ditën e premte “Gazeta Zyrtare” do të publikojë rezultatet zyrtare të zgjedhjeve dhe shpërndarjen e vendeve në Legjislaturën e 46-të të Kuvendit Popullor. Pas kësaj, Presidenti Rumen Radev pritet të thërrasë seancën e parë të Parlamentit të ri, njoftoi BGNES. Komisioni duhet të shpallë deri në ditën e diel emrat e deputetëve të zgjedhur. Ky është gjithashtu afati brenda të cilit formacionet politike duhet të heqin posterat dhe tabelat nga rrugët. Partia "Ka një popull të tillë" do të ketë 65 deputetë, koalicioni GERB-SDS - 63, "BSP për Bullgarinë" - 36, "Bullgaria Demokratike" - 34, DPS - 29, "Ngrihu! Kriminelët jashtë! " - 13 deputetë.
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe lugina. Gjatë ditës, do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave, më të..
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për një ndryshim të tillë foli javën e kaluar lideri i GERB-it, Bojko Borisov, pas partia zuri vendin e..
Gjatë muajit shtator, Bullgaria është përmendur shtatë herë si vend i lidhur me produkte ushqimore të rrezikshme, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Paralajmërim të Shpejtë për Ushqime dhe Foragjere, raportoi gazetarja e BNR-së, Veselina..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, në lugina dhe fushat e larta deri në -2°C; në Sofje pritet një minimum prej 1°C. Në..
Dyshimet për mashtrim në shkallë të gjerë me fondet e BE-së në një projekt për ndërtimin e një ferme midhjesh në Detin e Zi - në juglindje të Kepit Emine..