Që prej vitesh ka vështirësi me organizimin e marrjes së protokolleve nga seksionet jashtë vendit, tha para BNT Kamelija Nejkova, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve /KQZ/. Problemi vjen pjesërisht për shkak të të ashtuquajturve “njësi të ndërmjetme”, “krijohet një pikë e përkohshme komunikimi, ku mbërrijnë të gjitha protokollet e skanuara,” tha Nejkova.
Prandaj, do të bëhet çmos për të shkurtuar kohën gjatë së cilës protokollet nga seksionet arrijnë në këtë pikë të përkohshme të komunikimit, dhe prej andej në KQZ dhe anasjelltas në komisionet e seksioneve, premtoi Nejkova.
Sipas saj, nuk duhet të lejohet që në zgjedhjet e ardhshme kaq shumë anëtarë të komisioneve të seksioneve të presin të ashtuquajturën “çlirim” që të mund të largohen nga vendvotimi.
Kreu i partisë në pushtet GERB, Bojko Borisov, siguroi se vendi ynë do të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër naftës dhe gazit rus, raportoi gazetarja e BNR-së, Violeta Ashikova. “Mund t’u garantoj bullgarëve se Bullgaria do të..
Qeveria do të miratojë dhe do t'i paraqesë Asamblesë Kombëtare projektligjet për buxhetin e shtetit për vitin 2026, në versionin e rënë dakord me palët mbështetëse. Ky vendim u arrit pasi katër organizatat e punëdhënësve refuzuan të merrnin pjesë në..
“Të gjitha pikat në rrjetin e shitjes me pakicë të Lukoil funksionojnë dhe do të vazhdojnë të funksionojnë në gjendje normale.” Kjo thuhet në një njoftim për shtyp nga kompania në lidhje me informacionin e shpërndarë në disa media për ndërprerjen e..
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja..
Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2..