Që të dy janë bullgarë, që të dy kanë mësuar në Holandë, janë shokë dhe e adhurojnë xhazin. Këta janë Mihaill Ivanov - kontrabas dhe Aleksandër Llogozarov - kitarë. Prej viteve çdo një prej tyre ecën nëpër rrugën e vet personale muzikore. Mihaill Ivanov pasi përfundon arsimin e vet të lartë në “vendin e tulipanëve “, vendoset në Itali, kurse Aleksandër Llogozarov zgjedh që të kthehet në Bullgari. Ndryshimet, të cilat u zhvilluan në jetën e të gjithëve gjatë vitit të fundit, ndikuan si negativisht, kështu dhe pozitivisht mbi shumë prej muzikantëve. Duke mbetur në shtëpi, pa koncerte dhe takime me kolegët dhe publikun, shumë prej tyre krijuan një muzikë të re madje dhe formacione të reja. Kjo qe dhe koha në të cilën Mihaill Ivanov dhe Aleksandër Llogozarov u bashkuan si një duet nën emrin Noise Linguistix. Si fillon çdo gjë, tregon Mihaill Ivanov:
“Çdo gjë filloi me iniciativën e Bashkisë së Kryeqytetit “Solidaritet në kulturë”, në sajë të së cilës ne incizuam katër video në çatinë e një godine. Vendosëm të vazhdojmë të incizojmë idetë tona muzikore dhe t’i mbledhim në një album. Kurse ai u ndihmua nga Fondi Kombëtar “Kulturë” mbi programin “Iniciativa Krijuese”. Të dy me Aleksandrin jemi shokë të mirë prej shumë viteve, përveç kësaj prej shumë kohe ekzekutojmë bashkë. Dhe në fakt në albumin Scattered Vibrations (Vibracione të shpërndara) unë mblodha kompozicione të mia të vjetra dhe më të reja.
Në këto kohëra, në të cilat bota heshti, muzika qe gjuha jonë e komunikimit, që aty erdhi dhe emri i duetit tonë Noise Linguistix (“Zhurmë Linguistike”), që është një lojë të fjalëve midis muzikës, zhurmës dhe gjuhës. Kurse titulli i projektit Scattered Vibrations vjen nga fakti se, siç ju thashë në të kam mbledhur ide të mia “të shpërndara” nga e kaluara, të cilat qenë nëpër fletë të shpërndara këtu e atje, nëpër flash drives dhe mbartës të tjerë, me fjalë të tjera vibracioni i shpërndarë i muzikës. Në Album pjesa më e madhe e pjesëve janë të miat, ka dhe një pjesë të Aleksandrit, një të Rodrigo Fajnës - miku im nga Argjentina. Kemi dhe miq - muzikantë: Martin Markov - piano, Rosen Zahariev -Roko - flugelhorn. Kompozicionet janë përgjithësisht tetë - katër me miq dhe katër në duet.”
Shumë interesant është dhe fakti se, në incizimet nuk ka perkusione. Vetëm në këngën finale “Unë u dashurova pas një vajze”, në të cilën tingëllon zëri i Sibina Radenkovës nga formacioni vokal Avigeya Voices (“Avigeja”), programimin e daulles e bën Stefan Goranov. Mihaill dhe Aleksandër kanë dëshirë që ata të jenë dueti bazë, kurse kur pjesët lejojnë, të ftojnë dhe muzikantë të ndryshëm. Kopertona është e formuar nga një miku i vjetër i Mihaill Ivanovit-dizainjeri grafik nga Zagrebi - Jasmin Peco.
Pas premierave në Sofje dhe në Plovdiv në fund të muajit qershor, gjatë gushtit dueti do të prezantojë albumin e vet debutues në akoma dy festivale të tjera - të Varnës për muzikë eksperimentale dhe arte audio–vizuale “Radar” (7 gusht) i krijuar nga Dimitër Bodurov dhe “Myyn mjuzik” që do të zhvillohet në një fshat të vogël në afërsi të Shumenit. Presin ftesa dhe nga festivalet e tjerë.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaPër Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..