Nxënësit bullgarë u vlerësuan për arritjet e tyre të shkëlqyera në fushën e shkencave kozmike në kampin e trajnimit Space Camp Turkey, një program i krijuar sipas një modeli të NASA-s.
Tashmë 21 vjet, që nga fillimi i tij, ne jemi një partner në këtë kamp trajnimi kozmik në Izmir të Turqisë. Ai është krijuar sipas modelit të një kampi kozmik të NASA-s në Shtetet e Bashkuara, ku nxënësit dërgohen përmes një programi njëjavor të ngjashëm me programet e trajnimit të astronautëve të NASA-s.
Ne kemi dërguar tashmë mbi 1000 fëmijë bullgarë në kampin në Turqi. Aktualisht ai është i vetmi kamp funksionues kozmik për nxënës jashtë Shteteve të Bashkuara" tha para BNR Mirosllava Dimitrova, koordinatore e programit.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..