"Zllatni Pjasëci" u përfshi në renditjen vjetore të 50 plazheve më të mira në botë në faqen ndërkombëtare Big 7 Travel. Redaktorët e botimit e vendosën plazhin tonë pranë gjireve bregdetare që të lënë pa frymë, të tilla si Sunset Beach në Hawaii ose Baia delle Zagare në Pulia / Itali /. Në vendin e parë prestigjioz në renditje është vendosur plazhi fantastik Vaeroy në Norvegji. Plazhi bullgar renditet në vendin e 38-të, pak para Agiba Beach në Egjipt dhe Ipanema Beach në Rio de Janeiro /Brazil/ .
"Zllatni Pjasëci" ndodhet afër Varnës dhe është një nga plazhet më të bukura në rajon. Uji është i pastër dhe me temperaturën ideale për not, ndërsa rëra korrespondon me emrin e vendpushimit! ” (Zllati Pjasëci” - Rërat e Arta”), komentuan redaktorët e Big 7 Travel.
Ju kujtojmë se plazhi i “Zllatni Pjasëci” është një nga 13 plazhet bullgare që përmbushin standardin ndërkombëtar "Flamuri Blu" për vitin 2021. Plazhi, 3.5 km i gjatë, dallohet për rërën e tij shumë të hollë me ngjyrë ari dhe ofron mundësi të shkëlqyeshme për relaksim dhe sporte në plazh. Shumë afër është Parku Natyror me të njëjtin emër, që ofron një gjelbërim të harlisur dhe një larmi itineraresh turistike me hije.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..