Me 137 vota "pro", një "kundër" dhe 99 "abstenime" Iva Miteva nga "Ka një popull të tillë" (ITN) u zgjodh kryetare e Legjislaturës së 46-të të Kuvendit Popullor. Ajo u mbështet nga ITN, "Bullgaria Demokratike", "Ngrihu BG! Ne po vijmë" dhe pjesërisht nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS). GERB dhe Partia Socialiste Bullgare (BSP) abstenuan. Vetëm Georgi Kadiev nga e majta votoi kundër. Duke shpjeguar votën e tij negative, Kadiev tha se arsyeja është mungesa e dialogut rreth zgjedhjes së kandidatit.
Viktoria Vasileva nga ITN, Rosica Kirova - nga GERB-SDS, Kristijan Vigenin - nga "BSP për Bullgarinë", Atanas Atanasov - nga "Bullgaria Demokratike", Mukaddes Nalbant - nga DPS dhe Tatjana Donçeva nga "Ngrihu BG, ne po vijmë" u zgjodhën zëvendës të Iva Mitevës.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..