Presidenti Rumen Radev filloi konsultimet me partinë "Ka një popull të tillë" (ITN) për të dorëzuar një mandat për ta formuar qeverinë e re. "Le të braktisim tezën “Zgjedhje të parakohshme”, bëri thirrje Presidenti.
“Jemi të qartë se ne, si fitues në zgjedhjet parlamentare, e kemi përgjegjësinë. E kuptojmë shumë mirë se duhet të formojmë një kabinet, u përgjigj Toshko Jordanov nga ITN. "Nga ana tjetër, ne shpresojmë që partitë e tjera politike, me përjashtim të GERB-it, do të injorojnë gjithashtu disa nga qëllimet e tyre partiake." Ne do të propozojmë një kabinet, premtoi Jordanov, duke saktësuar se mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme nëse partitë e tjera mbështeten kryesisht tek interesat e tyre partiake.
“Si hap i parë, ne do t'i përgjigjemi ftesës për bisedime nga ITN ditën e shtunë, ku do të shohim se çfarë do të ofrojnë ata”, tha para gazetarëve udhëheqësja e BSP Kornelija Ninova. Gjatë konsultimit me Presidentin, ajo tha se nëse nuk do të realizohen mandati i parë dhe i dytë, socialistët do të përpiqen të formojnë një qeveri.
Hristo Ivanov, kryetar i grupit parlamentar të “Bullgarisë Demokratike”, i tha Presidentit se formacioni është i gatshëm të kontribuojë në formimin e një qeverie të rregullt, por nuk do të bëjë këtë me çdo kusht.
Në takimin me Presidentin, udhëheqësi i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) Mustafa Karadajë bëri thirrje për një kthim të normalitetit në politikë, duke thënë se për këtë është i nevojshëm dialog. “Është me rëndësi historike në këtë moment të formohet një qeveri me përparësi të qarta dhe afate për zbatimin. Më e rëndësishmja është se çfarë program do të realizohet”, tha Karadajë.
Ne do të mbështesim një qeveri të ndryshimit, por jo nëse në të është i dukshëm krahu i gjatë i GERB dhe DPS, sepse kjo do të jetë një përqafim toksik”, tha Maja Manollova nga “Ngrihu.bg! Ne po vijmë!” në fillim të konsultimeve me Presidentin. Formacioni tha se do të mbështesë një kabinet prioritetet e të cilit janë rritja e të ardhurve, duke përfshirë më të prekshmit, kompensime për biznesin dhe reforma gjyqësore.
“Shpresoj shumë që të gjenden pikëpjekje të përparësive, qëllimeve, vlerave, që të gjendet një kompromis i arsyeshëm, në mënyrë që të formojmë një kabinet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Presidenti Rumen Radev gjatë konsultimeve.
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në rajonet lindore nga 5° deri në 8°, në Sofje - rreth 0°. Të shtunën do të mbajë mot i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..