"Mini Shengeni" ballkanik-perëndimor do të ketë një emër të ri
Në forumin e ardhshëm ekonomik për një bashkëpunim regjional në Shkup, më 28 dhe 29 korrik, do të firmosen 3 marrëveshje, njoftoi presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, pas një bisede në video me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë Zoran Zaev dhe Edi Rama. Sipas njërës marrëveshje do të ndryshohet emri i iniciativës “Mini Shengen” shkruan blic.rs. Nëpër pikat kufitare midis të tria vendeve do të ndërtohen "korsi të shpejta" speciale për trafikimin e përshpejtuar të qytetarëve në rajon. Marrëveshja e tretë është për një përkrahje të përbashkët në raste zjarresh, përmbytjesh dhe fatkeqësish të tjera, tha Vuçiç. Po përgatitet dhe një inspektim fito sanitar nëpër kufijtë. “Do të mundohemi të merremi vesh dhe për gjëra të tjera, do të tregojmë se mund të arrijmë edhe më larg”, shprehu bindjen Vuçiç.
Maqedonia e Veriut është gati të ndahet me Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev deklaroi në një intervistë për “Deutsche Welle” se po shpreson për një zgjidhje të mosmarrëveshjes me Bullgarinë, me anë të qeverisë së re në Sofje. Nëse kjo nuk ndodh, ai i uron shumë fat Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE-së. I madh është zhgënjimi dhe trauma mes qytetarëve, pas bllokimit të rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, por vendi nuk do të kërkojë alternativa, tha Zaev. “E dini se ka interesa të tjera të shumta këtu në Evropën Juglindore dhe në Ballkan, nga Rusia, nga Kina dhe nga bota tjetër. Por, ato nuk propozojnë vlera demokratike, nuk propozojnë vlera evropiane”, thotë Zaev. Ai është i bindur, se gjatë muajit shtator numërimi i popullsisë në vend do të jetë i suksesshëm dhe rezultatet nuk do të ndikojnë mbi të drejtat e ushtruara tashmë të grupeve etnike në Maqedoninë Veriore.
47 vjet më vonë, Qiproja mbetet po kështu e ndarë
Komuniteti ndërkombëtar hodhi poshtë njoftimin e shpallur nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan për hapjen e zonës Varosha në qytetin e okupuar Famagusta të Qipros Veriore. Nikozia reagoi ashpër dhe kërkoi përkrahje kundër cenimit të ri të statukuosë. Sekretari i shtetit i Shteteve të Bashkuara Antony John Blinken deklaroi se kjo lëvizje është në kundërshtim me Rezolutat 550 dhe 789 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilët i bëjnë thirrje Varoshës të administrohet nga OKB-ja. Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian mbi politikën e jashtme Josep Borrell dhe Britania e Madhe po kështu sfiduan aktin e njëanshëm. Në lidhje me 47 vjetorin nga ndarja e Qipros, Erdogani vizitoi zonën e okupimit turk. Për herë të parë shfaqjet e Erdoganit u bojkotuan nga politikanët turq qipriotë, si ish presidentët Mustafa Akıncı dhe Mehmet Ali Talat, të cilët janë të pakënaqur nga ndërhyrja e Ankarasë në punët e brendshme të turqve qipriot, njoftoi korrespondentja e Radios Kombëtare bullgare në ishull Branisllava Bobanac.
Bashkimi Evropian përsëri nuk i afroi Serbinë dhe Kosovën
Serbia dhe Kosova përsëri biseduan në Bruksel pa rezultat. Gazeta “Koha Ditore” shënon se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka propozuar një deklaratë për paqe në 6 pikë, por ato ishin refuzuar pa u lexuar. Prishtina ka numëruar dhe akoma 11 pikë të tjera, mbi të cilat Beogradi e ka bllokuar Kosovën, por ato po kështu kanë mbetur të padëgjuar, shkruhet gjithashtu në gazetën “Koha ditore”. Kosovarët gjithashtu kategorikisht nuk e pranojnë pikëpamjen e Beogradit për "botën serbe", të cilën ata e konsiderojnë një eufemizëm për "Serbinë e Madhe". ”Me Kurtin qe e pamundur të biem dakord për asgjë. Më shumë se kurrë jam i shqetësuar për sigurinë e serbëve në Kosovë”, tha Vuçiç pas takimit, i cili ishte i stuhishëm dhe vazhdoi më pak sa ishte i parashikuar, njoftoi televizioni shtetëror serb RTS. Vuçiç është i zemëruar nga fakti se sipas shqiptarëve të Kosovës , kundër tyre ka pasur tre gjenocide serbe - pas Kongresit të Berlinit - gjatë vitit 1878, pas Luftërave Ballkanike - nga viti 1913 dhe gjatë vitit 1999.
Greqia ngre cepelina kundër imigrantëve të paligjshëm
Greqia bëri hapat e saj të parë drejt kryerjes së planit nga Agjencia Evropiane e Kufirit dhe Rojës Bregdetare Frontex për vërejtjen e kufijve me ndihmën e 2 cepelinave të marra nga Bashkimi Evropian. I pari nga dy aparatet e fluturimit, të cilat do të përdoren tashmë janë në Aeroportin në Alexandroupolis në Greqinë Verilindore. Cepelina e dytë duhet të vendoset në fillim të gushtit, në bazën ushtarake në afërsi me ishullin Limnos. Aerostatet janë të pajisura me kamera moderne me një diapazon që shtrihet mbi 16 kilometra, dhe do të japin një përfytyrim për lëvizjet jo vetëm nëpër det, por dhe nëpër kufirin tokësor greko-turk, transmetoi BGNES.
Kroacia dëshiron që të vendosë Nikola Tesla në centët e saj të euros
Kryeministri kroat Andrej Plenković shpalli se imazhi i fizikanit Nikola Tesla do të jetë në monedhat 50, 20 dhe 10 euro cent, kur Kroacia do të bëhet anëtare e еurozonës gjatë vitit 2023. Sipas Bankës Kombëtare Kroate, mes imazheve të tjera në prerjet kroate për monedhat euro do të jetë një tabelë shahu, një hartë gjeografike e vendit dhe alfabeti glagolik, njoftoi televizioni shtetëror HRT. Banka Kombëtare e Serbisë vlerësojë përdorimin e profilit të Teslas si "përvetësim të trashëgimisë kulturore dhe shkencore të popullit serb". Mosmarrëveshja do të zgjidhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian sepse ai është organi që miraton përfundimisht modelin e monedhave euro," deklarojnë bankierët në Beograd, të cituar nga agjencia Tanjug.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotos: EPA/BGNES, BE, frontex.europa.eu
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen..