57 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit. 0.65 për qind e 8650 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit.
Rastet e konfirmuara të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë janë 423 686. Pacientët aktivë të regjistruar janë 7341. Në spital janë të shtruar 716 pacientë. 77 pacientë trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. 1 person me koronavirus ka vdekur në 24 orët e fundit. Numri i të vdekurve me Covid-19 të konfirmuar u bë 18 194 veta. 6 persona të infektuar u raportuan të shëruar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve tashmë është 398 151.
Të dielën u dhanë 1998 vaksina. Dozat totale mbeten nën 2 milion dhe janë 1 968 095. Imunizimin e përfunduan 897 482 njerëz.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..