Ministria e Shëndetësisë është në proces ndërprerjeje të kontratës për ndërtimin e një Spitali Kombëtar të Fëmijëve me një konsorcium të udhëhequr nga Glavbollgarstroj, i cili do ta ndërtonte atë mbi themelet e një ndërtese të braktisur pranë Akademisë Mjekësore në Sofje. Kjo u njoftua nga iniciativa kombëtare "Për një spital të vërtetë për fëmijë" në faqen e saj në Facebook, duke iu referuar Zëvendësministrit të Shëndetësisë Dimitër Petrov, letra e të cilit i ishte bashkëngjitur botimit.
Arsyeja për kërkesën për ndërprerjen e ndërtimit është një instruksion i Ministrisë Rajonale se nuk mund të ndërtohet mbi themele të vjetra. Iniciativa këmbëngul për zgjedhjen e një vendi të ri për ndërtimin e një spitali të madh dhe modern, njoftoi reporterja Anelija Xhambazka. Ndërtuesi nuk është informuar për ndërprerjen e kontratës, tha para BNR-së Maja Pençeva, drejtoreshë ekzekutive e Glavbollgarstroj. "Asgjë nuk është ndalur, sepse nëse ishte kështu, do të kishte korrespondencë dhe tani për tani një korrespondencë të tillë nuk ka," tha Pençeva.
Në një njoftim dërguar mediave Ministria e Shëndetësisë informoi se më 9 korrik Ministri i tanishëm i zhvillimit regjional ka refuzuar zyrtarisht dhënien e vizës për projektimin e spitalit për fëmijë mbi themelet e vjetra, gjë që e bën të pamundur zbatimin e rekomandimit publik. Për këtë shkak Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë veprime për ndërprerjen e kontratës.
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..